Shkencëtarët shpjegojnë pse keni dhimbje kur hani akullore apo konsumoni pije të ftohta

Këshilla mjekësore

Shkencëtarët shpjegojnë pse keni dhimbje kur hani akullore apo konsumoni pije të ftohta

Më: 27 mars 2021 Në ora: 21:36
Foto ilustrim

Shkencëtarët në Gjermani kanë arritur në konkluzionin se konsumimi i akulloreve dhe ngrenia e ushqimeve të ftohta shkakton një dhimbje torturuese në tru tek disa persona.

Në dhëmbët e ndjeshëm të këtyre personave ata kanë arritur të zbulojnë disa qeliza të cilat ndodhen midis pulpës së brendshme të butë dhe shtresës së jashtme të fortë të dhëmbëve të përbërë nga dentina.

Këto qeliza krijojnë rënie të mëdha të temperaturës dhe shkaktojnë dhimbje të dhëmbit që çojnë deri në tronditje të trurit.

Personat me dhëmbë të prishur janë më të prirur të shfaqin këtë problem.

Profesor Katharina Zimmermann është studiuesi kryesor në këtë zbulim. Ky zbulim është i njohur me emrin TRPC5 dhe po zhvillohet në Universitetin e Friedrich-Alexander-Erlangen-Nurnberg në Gjermani.

Objektivi për trajtimin e këtij problemi pritet të jetë nje pastë dhëmbësh, copa dentare ose camçakëz i posaçëm.

Personat që vërejnë këtë problem mjekët sygjerojnë që ata të vazhdojnë të vizitojnë ende dentistin e tyre.

Rreziku i prishjes së dhëmbëve rritet nga konsumimi i shpeshtë dhe ne sasi të madhe të ushqimeve ose pijeve me sheqer ose acid, ndaj është më mirë që konsumimi i tyre të zvogëlohet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat