5 arsye të mundshme pse ndiheni si të etur për ujë gjatë gjithë kohës!

Këshilla mjekësore

5 arsye të mundshme pse ndiheni si të etur për ujë gjatë gjithë kohës!

Më: 11 prill 2021 Në ora: 08:11
Foto ilustrim

Qëndrimi jashtë në diell gjatë gjithë ditës ose ngrënia e një ushqimi pikant është normal të bëjë që t'ju pihet ujë, por nëse ndiheni gjithnjë të etur ose sikur sado ujë të pini, asgjë s'do jua shuajë etjen, mund të jetë më shumë sesa dehidrimi i përkohshëm.

Gojë e thatë

Në mënyrë logjike, kur e ndjeni gojën si "të thatë", kjo do t'ju sjellë etje. Gjendja e gojës së thatë njihet ndryshe si xerostomia dhe në këtë rast, gjëndrat tuaja nuk prodhojnë mjaftueshëm pështymë për të mbajtur gojën e lagur. Mund ta adresoni këtë problem te mjeku/stomatologu juaj.

Diabeti

Kur keni diabet, glukoza grumbullohet në gjak, duke i detyruar veshkat të punojnë shumë për ta thithur atë. Kur veshkat nuk mund të mbajnë më, ju do të prodhoni më shumë urinë sesa normalisht. Urinimi i shpeshtë do të sjellë etje dhe kjo do të bëjë që trupi të kërkojë më shumë lëngje/uje.

Anemia

Ndërsa anemia përkeqësohet, ajo mund të shkaktojë etje së bashku me simptomat tipike si dobësi dhe lodhje. Trupi humbet qelizat e kuqe të gjakut më shpejt sesa mund t'i zëvëndësojë dhe do të përpiqet ta kompensojë humbjen e lëngjeve duke shkaktuar etje.

Dietë me pak karbohidrate

Nëse jeni duke marrë një dietë me pak karbohidrate, si dieta popullore keto, mund të vini re se jeni më të etur se zakonisht. Rezulton se ky është një efekt anësor normal.

Më shumë stërvitje

Një tjetër arsye pse jeni më të etur është thjesht sepse keni rritur intensivitetin e stërvitjes. Nëse jeni më aktiv se më parë, sasia e ujit që ka punuar për trupin tuaj më parë mund të mos jetë më e mjaftueshme. Kur trupi juaj djersitet më shumë, po humbet më shumë lëngje dhe do të duhet të filloni të pini më shumë për ta kompensuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat