Prekja nga Covid-19 ndodh përmes ajrit, tepër e vështirë nga sipërfaqet e ndotura

Këshilla mjekësore

Prekja nga Covid-19 ndodh përmes ajrit, tepër e vështirë nga sipërfaqet e ndotura

Më: 14 prill 2021 Në ora: 09:26
Foto ilustruese

Muajt ​​e parë të pandemisë, i kaluam duke pastruar vazhdimisht ushqimet dhe çantat me të cilat bënim pazar. Fshirja me pecetat e lagura me alkool të ekraneve apo këllëfëve të telefonave celularë, tavolinave dhe dorezave të dyerve, ishte diçka e zakonshme.

Por ajo që gjendet nëpër sipërfaqe, nuk është rruga e preferuar e transmetimit për SARS-CoV-2. Me kalimin e kohës u bë e qartë se koronavirusi i Covid-19, përhapet kryesisht përmes ajrit, pra përmes spërklave më të vogla ose më të mëdha (spërklave dhe aerosoleve) që çlirohen vetëm kur flasim.

Tani Qendrat e SHBA-së për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), kanë përcaktuar më saktë sasinë e rrezikut të prekjes nga Covod-19 përmes duarve të ndotura, me të cilët prekim më pas hundët, sytë dhe gojën. Çdo kontakt me një sipërfaqe të ndotur, shkruajnë ata në udhëzimet e përditësuara së fundmi, ka më pak se 1 në 10.000 shanse që të shkaktojë një infeksion.

Mund të ndodhë, por është shumë e rrallë

Autoritetet shëndetësore amerikane, e kishin bërë tashmë të qartë se sipërfaqet nuk janë rruga kryesore e transmetimit të virusit. Por të dhënat më të fundit shkojnë më tej, duke folur për përqindjet reale të rrezikut.

Prekja nga e Covid-19 përmes kontaktit me dorezat apo sendet personale të ndotura është teorikisht e mundur, por kërkon një sinkronizim të përsosur të një morie rrethanash fatkeqe:një sasi e madhe e grimcave virale infektive të emetuara rishtazi, që bie në një sipërfaqe, dhe një sasi e konsiderueshme gjurmësh virale të transferuara në dorë – dhe fytyrë – të një personi të prekshëm ndaj infeksionit. Me fjalë të tjera, prania e koronavirusit në një sipërfaqe nuk përkthehet automatikisht (në fakt, përkthehet shumë rrallë) në një infektim.

Higjiena duhet, por pa e tepruar

Në shumicën e rasteve, pastrimi me sapun dhe ujë të thjeshtë, si dhe larja e duarve dhe mbajtja e maskës  (për të shmangur vendosjen e duarve në gojë), është më se i mjaftueshëm për të mbajtur të ulët rrezikun e infektimit nga sipërfaqet e ndotura.

Në situata normale, nuk kërkohen dezinfektues specifikë. Është ndryshe në rastin e një mjedisi të mbyllur, si një shtëpi apo shkollë, e cila frekuentohet nga një person që ka rezultuar pozitiv me Covid-19 ditët e fundit. Në këto rrethana, pastrimi i sipërfaqeve mbetet i domosdoshëm, siç është gjithmonë në spitale.

Ndryshimi i strategjisë

Pra më shumë se sa minimizimi i rëndësisë së higjenës së duhur, përditësimi i udhëzimeve nga CDC synon që të përqendrojë energjitë tek masa më të dobishme, të cilat deri tani nuk janë zbatuar si duhet, si ripërtëritja e sistemeve të ventilimit në vende të mbyllura, duke filluar nga zyrat.

Një investim në filtra më të mirë, për të ndërruar ajrin në mjediset që frekuentohen nga shumë njerëz, është sigurisht më i dobishëm sesa përqendrimi tek pastrimi i përditshëm, që vetëm sa krijon iluzionin e kontrollit të rrezikut të infektimit. /Bota.al

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat