Aroma 'e rëndë', e pakëndshme e trupit: Nga shkaktohet dhe si ta parandaloni

Këshilla mjekësore

Aroma 'e rëndë', e pakëndshme e trupit: Nga shkaktohet dhe si ta parandaloni

Më: 22 prill 2021 Në ora: 11:13
Foto ilustrim

Era (e pakëndshme) e trupit ndodh kur djersa takon bakteret në sipërfaqen e lëkurës tuaj, duke krijuar një aromë të pakëndshme. Djersitja është mënyra e trupit për rregullimin e temperaturës. Ndërsa djersa në vetvete është praktikisht pa erë, bakteret e përdorin atë si një terren shumimi dhe shumohen me shpejtësi. Një fjalë tjetër për erën e trupit është "bromhidrosis".

Shkaqet

Era e rëndë e trupit fillon në pubertet për shkak të rritjes së hormoneve të quajtura androgjene. Këto hormone nuk janë aktive deri në pubertet. Kjo është arsyeja pse këto aroma s'janë problem kur jeni fëmijë. Era e pakëndshme e trupit mund të ndikohet nga disa faktorë si:

- Të ushtruarit shumë intensivisht

- Moti i nxehtë/vapa

- Të qenit mbipeshë

- Ndryshimet në hormone

- Disa kushte shëndetësore, si diabeti, sëmundja e mëlçisë ose sëmundja e veshkave

- Disa ilaçe, si ilaçet kundër depresionit

- Dieta: Disa ushqime me yndyrë, vajra ose ushqime me erë të fortë si hudhra, qepët etj.

Larja e plotë e lëkurës me një leckë të lagur dhe sapun - veçanërisht në ato zona të prirura për djersitje - mund të ndihmojë në parandalimin e aromës së trupit. Zonat më të prirura janë zakonisht sqetullat, por edhe këmbët, zona e anusit etj.

Parandalimi - Gjithçka që mund të provoni

- Aplikimi i një anti-djerse para gjumit. Kjo i jep produktit një shans për të punuar ndërkohë që flini dhe nuk djersiteni.

- Nëse djersa nga stërvitja është arsyeja kryesore e erës së rëndë të trupit, lani shpesh rrobat e stërvitjes. Janë terren kryesor për shumimin e baktereve.

- Bëni një banjë ose dush çdo ditë.

- Lani rrobat rregullisht dhe sigurohuni që të vishni rroba të pastra.

- Depiloni rregullisht sqetullat.

- Mbajini sqetullat e thata, për shembull me një pudër bebi. Bakteret e kanë të vështirë të shumohen në zona të thata të trupit.

Nëse keni djersitje të tepruar (e quajtur hiperhidrozë), flisni me mjekun tuaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat