Pesë ndryshime që mund të ndodhin në trupin tuaj nëse ktheheni “përmbys” çdo ditë

Këshilla mjekësore

Pesë ndryshime që mund të ndodhin në trupin tuaj nëse ktheheni “përmbys” çdo ditë

Më: 25 maj 2021 Në ora: 17:17
Foto ilustrim

Në fillim mund të mendoni se kthimi me kokë poshtë është frikësues, megjithatë, kjo terapi sjell disa përfitime për shëndetin tuaj. Duke përmbysur trupin në një mënyrë që këmbët të jenë mbi kokë, mund të krijoni efektin që ka graviteti në trup.

Kjo është arsyeja pse “Bright Side” mblodhi pesë ndryshime pozitive që mund të ndodhin nëse filloni ta praktikoni këtë.

Do të flini më mirë.

Nëse keni pasur një ditë të mbushur me stres dhe po përpiqeni të flini, ndoshta provoni përmbysjet. Kur jeni me kokë poshtë, besohet se tensioni në muskuj zvogëlohet, duke relaksuar trupin dhe duke e bërë më të lehtë për ju që të flini.

Nëse mendja juaj është e relaksuar dhe e qetë, ju gjithashtu përfundoni duke bërë një gjumë më të mirë gjatë natës dhe duke u zgjuar të freskët në mëngjes.

Do të ndiheni më energjik dhe më pak të lodhur.

Në përgjithësi, pozat që përmbysin trupin tonë mund të rrisin fokusin dhe të ulin lodhjen. Ato e bëjnë këtë duke rritur nivelet e oksigjenit dhe duke çliruar endorfinë, si dopamina dhe serotonina. Të qenit kokëposhtë lejon gjithashtu që më shumë fluks gjaku të arrijë në tru, duke rezultuar në rritje të energjisë dhe qëndrueshmëri mendore.

Ju gjithashtu mund të ndiheni më të përqendruar.

Inversionet në të vërtetë mund të rrisin rrjedhën e gjakut në tru, duke i dhënë atij më shumë oksigjen dhe duke përmirësuar funksionin e trurit, duke rritur përqendrimin, kujtesën dhe mendimin e qartë, gjë që sjell një gjendje shpirtërore më të mirë.

Dhimbja e shpinës mund të venitet.

Dhimbja e shpinës është tepër e zakonshme dhe mund të ketë shumë shkaqe nga të cilat shkaktohet. Nëse keni vuajtur ndonjëherë nga ajo, e dini se sa e dhimbshme mund të jetë. Sipas studimeve, u zbulua se pas 8 javësh terapi me kokë poshtë, dhimbja u përmirësua ndjeshëm. Për më tepër, ajo gjithashtu përmirësoi fleksibilitetin dhe forcën.

Procesi i tretjes përmirësohet.

Trupi ka një detyrë të vështirë siç ëhstë ajo e shtyrjes së materies në sistemin tretës kundër gravitetit. Por lajmi i mirë është se kthimi me kokë poshtë mund të ndihmojnë lëvizjen e materialeve përmes zorrës së trashë. Vetëm sigurohuni që të të mos ktheheni me kokë poshtë sapo keni ngrënë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat