Skleroza multiple/ Mjekët thirrje për të mos neglizhuar simptomat

Këshilla mjekësore

Skleroza multiple/ Mjekët thirrje për të mos neglizhuar simptomat

Më: 29 maj 2021 Në ora: 20:36
Foto ilustrim

Jo të gjithë e njohin por ata që i ka prekur e konsiderojnë si makthi i jetës.

Mjekët e quajnë skleroza multiple, e cila prek trurin dhe të gjithë sistemin nervor duke filluar me humbje shikimi deri urinimi i pavetëdijshëm.

Mjekja neurologe profesore Jera Kruja thotë se mosha e kësaj sëmundje përkufizohej më parë në fashën 20 deri 40 vjec, tani duket se haset edhe në mosha më të reja.

Ende nuk dihet shkaku i kësaj sëmundje, por ka teori të ndryshme të cilat lidhen sa me gjenetikën edhe faktorë të jashtëm si rrezatimi diellor, sasia e vitaminës D e të tjera, për të cilat ende nuk ka një konkluzion.

Ajo që është shqetësuese është se prevalenca e kësaj sëmundje po vazhdon të rritet krahasuar me vitet ’80. Emrat e pacientëve, profesore Jera i ruan ende në një bllok ndërkohë që tani ka krijuar regjistrin kombëtar.

Profesorja u bën apel qytetarëve që të mos neglizhojnë simptomat për ta diagnostikuar sa më shpejt sklerozën multiple. Duke prekur moshën e re, pacientët shpesh humbin vendin e punës. Së fundmi kanë krijuar një organizatë që synon tu rikthejë shpresën përjetë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat