6 bimë që ju heqin lodhjen dhe ju përmirësojnë gjumin

Këshilla mjekësore

6 bimë që ju heqin lodhjen dhe ju përmirësojnë gjumin

Më: 6 qershor 2021 Në ora: 00:31
Foto ilustrim

Nuk arrini që gjatë gjithë natës të flini dhe pse jeni shumë të lodhur? Atëhere është koha të provoni disa përgatitje bimore, të cilat do t’ju ndihmojnë që të flini, të jeni më të freskët dhe në mëngjes të jeni shumë të kthjellët.

Livanda – Dy lugë me gjethe të livandës i përzieni me një gotë me ujë të vluar, e lini të qëndrojë për dhjetë minuta. Më pas, në formë çaji, e shtoni edhe një lugë me mjaltë. Çdo ditë konsumoni dy gota me këtë çaj, pak para se të shkoni në shtrat.Livanda është shumë e mirë për të hidratuar e pastruar lëkurat shumë të yndyrshme. Livanda funksionon si hidratuese, anti-inflamatore dhe anti-mikrobike. Ajo përdoret dhe në aromaterapi, për efektin e saj qetësues për sistemin nervor.

Si ta përdorni:

shtoji 3 pikë vaj esencial livandoje kremit tënd të zakonshëm dhe masazhohu nga këmbët deri tek dekolteja. Është një ilaç shumë i mirë kundër lodhjes. Kështu do të fleni si një bebe dhe ditën tjetër do jeni më të freskët se kurrë.

Limoni – Zieni dhjetë lugë me lëvore të limonit me një litër ujë. E lini të qëndrojë për dhjetë minuta. Para se të flini mbushni vaskën me ujë të ngrohtë, shtoni gjithë çajin dhe futuni dhe qëndroni për 20 minuta.

Aguliçet – Rrënjët e aguliçes i imtësoni shumë. Më pas i vendosni në ujë të vluar. Çdo ditë konsumoni nga dy gota.

Hikërrori – Një lugë me hikërror e zieni me ujë për një minutë, më pas e lini të qëndrojë për 10 deri 15 minuta. Konsumoni dy-tri gota brenda ditës.

Meli – Zieni një gotë qumësht me dy lugë meli të thatë. E lini të qëndrojë për pesë minuta e më pas i shtoni edhe mjaltë. E konsumoni para se të shkoni të flini.

Murrizi i kuq – Përzieni një lugë me gjethe të thara të murrizit të kuq me gjysmë luge balsam. E zieni dhe e lini të qëndrojë për dhjetë minuta. Çdo ditë konsumoni nga tri gota.

recommended by

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat