​Këshilla mjekësore: Rreziku i shtatzënisë jashtë mitrës

Këshilla mjekësore

​Këshilla mjekësore: Rreziku i shtatzënisë jashtë mitrës

Më: 6 qershor 2021 Në ora: 18:22
Foto ilustrim

Në një shtetëzoni të zakonshme, spermatozoidi dhe veza fekondohen dhe shtatzënia zhvillohet në mitër, kjo siguron një rrugë të mbarë për një shtatzëni të shëndetshme.

Megjithatë, në një shtatzëni ektopike, veza e fekonduar implantohet jashtë mitrës dhe një gjë e tillë paraqet rrezik për nënën dhe fëmijën nëse nuk diagnostikohet me kohë dhe nuk merren masa adekuate në përputhje me gjendjen.

Çiftet pyeten se cilat janë arsyet e një shtatzënie të tillë, ndonjëherë arsyet nuk gjinden, por ndodh të jenë tubat fallopian të dëmtuar që mund të parandalojnë realizimin e një shtatzënie normale.

Pas një shtatzënie jashtë mitre rritet rreziku për infertilitet ose për një tjetër shtatzëni jashtë mitre. Megjithatë nuk ka arsye për dëshpërim, pasi që jo çdo shtatzëni pasardhëse formohet jashtë mitrës.

Mjeku do t’ju këshilloj që të tentoni për një shtatzëni tjetër pas 3 deri në 6 muaj trajtimi pas shtatzënisë paraprake ektopike.

Nëse ka cikle të përsëritura të shtatzënisë jashtë mitre mjeku do t’ju udhëzoj për hapat e tjerë.

Te spitali "Fati Im" ju presin emrat e dëshmuar të mjekëve gjinekologë.

SPITALI "FATI IM", ATY KU MREKULLIA FILLON!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat