Cila është metoda alternative për të lënë duhanin? Ja çfarë këshillon mjeku ekspert

Këshilla mjekësore

Cila është metoda alternative për të lënë duhanin? Ja çfarë këshillon mjeku ekspert

Më: 6 qershor 2021 Në ora: 19:23
Foto ilustrim

Duhanpirjen e cilësojmë si  një "zakon të keq". Në realitet,  duhanpirja është një varësi, e cila na kufizon në jetën tonë të përditshme  dhe më e rëndësishmja na shkatërron shëndetin .

Megjithatë, ka shumë njerëz që duan ta lënë duhanin, por në të shumtën e rasteve, sipas hulumtimeve, përpjekjet e tyre kanë dështuar.

Si ta lëmë duhani, çfarë metodologjie të ndjekim?

Mjeku pneumonolog, grek, Michail Toumpi  në një intervistë për gazetën 'Thema' ndan disa këshilla se si të ndërpresim duhanpirjen.

Mjeku thotë se 3 deri në 5% të duhanpirësve arrijnë ta lënë duhanin vetë, pa ndihmën e një eksperti apo medikamenteve.

"Disa njerëz e lënë duhanin pa ndihmë, duke ndjekur strategjinë e tyre. Ky rast ka të bëjë me rreth 3% -5% të duhanpirësve, me përqindjen që duket e vogël, por në realitet, numri është shumë i madh. Është një përpjekje e respektueshme, e cila nëse asistohet qoftë edhe pak me një qasje të thjeshtë këshillimi nga mjeku që secili prej nesh viziton, përqindja dyfishohet. Kështu që hapi i parë është trajnimi i të gjithë mjekëve për të ofruar  këshilla  për çdo duhanpirës ”, thekson  z. Toumpi.

Ai gjithashtu thotë se  cigarte elektronike nuk përbëjnë zgjedhje dhe se ato krijojnë po ashtu varësi ndaj nikotinës.

Mjeku thotë se një ndër mënyrat altyernative për ndërprerjen e duhanit  është  akupunktura. Akupunktura  është mënyrë mjekimi me gjilpëra të posaçme, që ngulen në vënde të caktuara të trupit.

"Akunkuptura ka një sukses të jashtëzakonshëm në ndërprerjen e pirjes së duhanit, pasi duhanpirësi është gjithmonë i vendosur të lë atë", thotë pneumonologu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat