A ka shanse që një tampon të ngecë brenda trupit? Çfarë duhet bërë në një situatë të tillë

Këshilla mjekësore

A ka shanse që një tampon të ngecë brenda trupit? Çfarë duhet bërë në një situatë të tillë

Më: 10 qershor 2021 Në ora: 13:00
Foto ilustrim

Të gjitha e kemi parasysh atë momentin e panikut: Periodat erdhën dhe ti je në plazh. Zgjedhja më e sigurtë duket tamponi, por çfarë sikleti kur ndjen se nuk mund ta heqësh dhe fija s'po duket gjëkundi! Skenari më i keq është një tampon i ngecur brenda trupit dhe as që duam ta mendojmë ç'mund të ndodhë më pas.

Ok, është momenti për t'u qetësuar pasi është thjesht panik i rremë. Edhe nëse po kaloni një situatë të sikletshme me tamponin tuaj, nuk ka asnjë shans që të ngecë brenda trupit apo edhe më keq të humbasë.

Tamponi vendoset në vaginë dhe vagina nuk komunikon me pjesën abdominale, që do të thotë se ai ndodhet vetëm në zonën rreth vaginës dhe askund tjetër. Nëse diçka ndodh, fija humbet, tamponi thyhet (gjëra që ndodhin shumë rrallë), ka mënyra të ndryshme për ta hequr, prandaj duhet vetëm të ruani qetësinë.

Sipas gjinekologëve, një prej tyre është të përdorni një ose dy nga gishtat tuaj për të ndjerë tamponin dhe pastaj për ta nxjerrë jashtë, por sigurohuni që duart të jenë të pastra.

Një tjetër formë është të uleni në tualet, të merrni frymë thellë dhe të përpiqeni ta hiqni duke ruajtur qetësinë. Në rast se as pas përpjekjeve tuaja tamponi nuk del, e mira është të shkoni tek mjeku. Përveç stresit dhe parehatisë, një tampon që qëndron për një kohë të gjatë, mund të shkaktojë infeksione vaginale. Mos harroni që maksimumi për të mbajtur një tampon/lines është 8 orë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat