Omega 3 dhe vitamina B, ndihmojnë trurin

Këshilla mjekësore

Omega 3 dhe vitamina B, ndihmojnë trurin

Më: 12 qershor 2021 Në ora: 17:18
Foto ilustrim

Në vitet e fundit rritja e sëmundjeve neurodegjenerative po rritet ndjeshëm. Të dhënat e fundit të paraqitura nga “Alzheimer Association” flasin për një trefishim të rasteve të Alzheimer-it deri në vitin 2050. Fuqia e integratorëve ushqimorë për të ruajtur trurin është thelbësore.

Sipas studiuesve, në përgjithësi truri është veçanërisht i ndjeshëm nga mungesa e vitaminave: sidomos disa vitamina të grupit B, të cilat luajnë një rol thelbësor në ruajtjen e fiziologjisë cerebrale. Vitamina B6 ndihmon për të ndërtuar sintezën e neurotransmetuesve si serotonina dhe norepinefrina.

Edhe Omega-3 dhe Omega-6 janë acide yndyrore thelbësore, sepse janë të rëndësishme për organizmin.

Dieta mesdhetare, që përmban ushqime që kanë vitamina dhe omega-3 ka një efekt shumë pozitiv në sistemin kardiovaskular, por ndihmon shumë kundër sëmundjes së Alzheimer-it dhe demencës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat