Nëse shkruani mund ta përmirësoni shëndetin mendor

Këshilla mjekësore

Nëse shkruani mund ta përmirësoni shëndetin mendor

Më: 26 qershor 2021 Në ora: 00:09
Foto ilustrim

Ka më shumë se 200 studime që tregojnë efektin pozitiv të shkrimit në shëndetin mendor. Studimet e fundit kanë filluar të tregojnë se si një rritje e vetëndërgjegjësimit sesa thjesht zbulimi i emocioneve mund të jetë çelësi i këtyre përmirësimeve në shëndetin mendor.

Në thelb, vetëndërgjegjësimi është të jesh në gjendje ta kthesh vëmendjen tënde drejt vetes. Duke e kthyer vëmendjen, ne mund të bëhemi më të vetëdijshëm për tiparet, sjelljen, ndjenjat, besimet, vlerat dhe motivimet tona. Mund të na rrisë besimin dhe të na inkurajojë që të jemi më pranues për të tjerët. Kjo mund të çojë në kënaqësi më të lartë të punës dhe të na shtyjë të bëhemi udhëheqës më efektivë. Gjithashtu mund të na ndihmojë që të ushtrojmë më shumë vetëkontroll dhe të marrim vendime më të mira të harmonizuara me qëllimet tona afatgjata.

Shkrimi mund të jetë veçanërisht i dobishëm në rritjen e vetëdijes për veten sepse mund të praktikohet çdo ditë. Rileximi i shkrimit tonë gjithashtu mund të na japë një pasqyrë më të thellë në mendimet, ndjenjat, sjelljen dhe besimet tona.

Këtu janë tre lloje të shkrimeve që mund të përmirësojnë vetëdijen dhe nga ana tjetër edhe shëndetin mendor:

Shkrim shprehës – shkruani për mendimet dhe ndjenjat në lidhje me një ngjarje stresuese të jetës

Shkrim reflektues – synon t’u japë njerëzve një mënyrë për të vlerësuar bindjet dhe veprimet e tyre në mënyrë të qartë për të mësuarin dhe zhvillimin.

Shkrim kreativ – Poezitë, tregimet e shkurtra, novelat dhe romanet konsiderohen forma të shkrimit krijues. Zakonisht, shkrimi krijues përdor imagjinatën, në vend të kujtesës, përdor pajisje letrare si imazhet dhe metafora për të përcjellë kuptimin.

Kalimi i vetëm 15 minutave duke bërë ndonjërin prej udhëzimeve mund t’ju japë një mundësi të bëheni më të vetëdijshëm për veten, gjë që mund të çojë në përmirësime të shëndetit tuaj mendor, raportn Theconversation.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat