Çfarë tregojnë rrudhat për shëndetin tuaj personal?

Këshilla mjekësore

Çfarë tregojnë rrudhat për shëndetin tuaj personal?

Më: 29 qershor 2021 Në ora: 17:08
Foto ilustrim

Plakja është një proces gradual i metabolizmit të lëkurës që fillon në moshën 25 dhe zhvillohet ngadalë me kalimin e kohës. Njerëzit vërejnë ndryshime në strukturën dhe ngjyrën e lëkurës ndërsa rrudhat fillojnë të shfaqen.

Lëkura bëhet më e hollë dhe e thatë dhe për rrjedhojë bëhet më pak rezistente ndaj dëmtimeve. Faktorët që favorizojnë formimin e rrudhave janë dielli, dieta e dobët dhe shprehitë e fytyrës. Por çfarë tjetër zbulojnë vijat e holla të fytyrës, përveç faktit që po rritemi?

Rreziku i sëmundjeve të zemrës

Rrudhat më shqetësuese janë ato që shfaqen pranë veshëve. Linjat diagonale në lobet e veshit janë të lidhura drejtpërdrejt me sëmundjet kardiovaskulare. Një studim tregoi se rrudhat pranë kësaj zone korrespondon me një rrezik prej 67 përqind të sëmundjes së zemrës.

Kocka të brishta

Një studim nga Universiteti Yale zbuloi se rrudhat tregojnë densitet të zvogëluar të kockave, veçanërisht në gratë në menopauzë. Ekspertët rekomandojnë gjumë të mirë, ushqim të shëndetshëm dhe ndërprerjen e pirjes së duhanit për të shmangur problemet e mësipërme. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat