Disa mënyra të thjeshta për të rritur inteligjencën e foshnjës suaj

Këshilla mjekësore

Disa mënyra të thjeshta për të rritur inteligjencën e foshnjës suaj

Më: 2 korrik 2021 Në ora: 18:34
Foto ilustrim

Kur një foshnjë duket se është mërzitur me lodrat e tij, është kaq e lehtë ta joshësh nëpërmjet televizorit. Mbi të gjitha, foshnjat absorbohen me të vërtetë nga ekrani për një arsye të thjeshtë: animacionin. Por Akademia Amerikane e Pediatrisë rekomandon që foshnja të mbahet larg ekranit për të paktën 18 muajt e parë të jetës. Atëherë, çfarë mund të bëjë një prind?

Bisedoni me të

Studimet kanë treguar se sa më shumë të flisni me fëmijën tuaj dhe sa më shumë fjalë të përdorni, aq më i pasur do të jetë fjalori i tij.

Vendos muzikë

Dëgjimi i muzikës ka qenë e lidhur me aftësi më të mira të matematikës. Prandaj, luani me një larmi ritmesh dhe melodish argëtuese për të rritur një gjeni.

Këndojini fëmijës

Fëmijët e duan muzikën prandaj dhurojini një kolonë zanore. Shoqërojini aktivitetet me një këngë dhe sa më shumë që ndryshon toni i zërit tuaj, aq më mirë.

Bëhuni tregimtar

Asnjëherë nuk është herët për t’i lexuar foshnjës tuaj. Rrëfyesit më të mirë përdorin shumë zëra dhe ndryshime të tonit.

Shkoni për një shëtitje

Bëni një shëtitje në një park ose liqen për të lejuar që vogëlushi të shohë gjëra të reja në natyrë. Plotësoni shëtitjet me tingullin e zërit tuaj. Flisni me të voglin tuaj gjatë gjithë ecjes, duke i treguar gjëra dhe duke i shpjeguar gjithçka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat