Si të parandaloni irritimin e gjoksit gjatë verës

Këshilla mjekësore

Si të parandaloni irritimin e gjoksit gjatë verës

Më: 9 korrik 2021 Në ora: 15:35
Foto ilustrim

Gjatë verës, për shkak të temperaturave të larta, lëkura mund të irritohet dhe të skuqet, përfshirë këtu edhe zonën e gjoksit.

Skuqjet, djegiet ose kruajtjet në këtë zonë mund të shkaktohen nga faktorë të ndryshëm, ndaj këshillohet që të konsultoheni me një specialist për të ditur shkakun e saktë të problemit. Sidoqoftë, në një pjesë të mirë të rasteve, irritimi gjatë verës është rezultat i temperaturave të larta dhe djersitjes.

Problemi shkaktohet pasi gjëndrat e djersës bllokohen dhe zona midis gjinjve ose në pjesën e poshtme të tyre janë veçanërisht të prekshme pasi lëkura fërkohet dhe rrit skuqjen dhe irritimin.

Trajtimi dhe parandalimi

Mbajtja e një lëkure të pastër, të freskët dhe të thatë mund të ndihmojë në shumicën e skuqjeve.

- Pastroni butësisht zonën e prekur me sapun antibakterial dhe ujë të ngrohtë. Thajeni zonën pasi keni mbaruar.
- Vendosni krem hidratues pa aromë, pudër, pomadë ose krem të rekomanduar nga mjeku.
- Shmangni gërvishtjen e lëkurës.
- Vishni rroba të buta dhe të rehatshme, me pëlhura si pambuk.
- Ndryshoni veshjet e djersitura sa më shpejt të jetë e mundur (pasi ushtroheni ose jeni jashtë).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat