Fiqtë e bregdetit shqiptar – Pse duhet t’i konsumoni për shëndetin

Këshilla mjekësore

Fiqtë e bregdetit shqiptar – Pse duhet t’i konsumoni për shëndetin

Më: 11 korrik 2021 Në ora: 23:46
Fikun e detit mund ta rrisni vetë në kopësht ose mund të blini disa prej tyre në treg. Foto: Flickr

Fiku i detit është një bimë frutore tradicionale me emrin botanik Opuntiaficus-indica që i përket familjes së kaktusit.

Fiku i detit që të huajt e njohin si “dardha me gjemba” është edhe frut edhe perime.

Gjethet e gjelbra e të mëdha që përdoren në gatime për shkak të përmbajtjes së ulët të kalorive konsiderohen si perime.

Ndërkohë që kokrrat që çel bima konsiderohen frut. I gjithë fiku është i pasur me shumë vlera ushqimore.

Në Shqipëri, fiku i detit është rritur kryesisht në gjendje të egër, por gjithashtu kultivohet sidomos në zonat plot diell dhe ngohtësi të vendit.

Gjatë gushtit dhe shtatorit dalin në treg sasi jo të vogla të këtij fruti, që tregtohet me çmimin 100-150 Lekë për kilogram për produktin e vendit.

Ndërkohë gjenden edhe fiq deti të importuar sidomos prodhim nga Afrika Veriore që tregtohen me çmim shumë më të lartë që kap edhe 600 Lekë për kilogram.

AgroWeb ju fton të mos ngurroni të zgjidhni produktin shqiptar pasi është krejt cilësor.

Përfito nga vetitë e këtij fruti

Lufton inflamacionin

Fruti është në gjëndje të luftojë inflamacionin në muskuj, arterie, traktin gastrointestinal dhe sistemin kardiovaskular.

Për më tepër, pjesa frutore e bimës është në gjendje të shërojë dhimbjet tek njerëzit që vuajnë nga infeksionet në fshikëzën e urinës dhe gurët në tëmth.

Fruti përmban flavonoidë që luftojnë radikalet e lira dhe neutralizojnë molekulat që shkaktojnë dëme tek qelizat.

Shumë studime të ndryshme kanë nxjerrë në pah vetitë anti-inflamatore të këtij druri frutor dhe kokrrave të tij, sidomos kundër ulçerës.

Fuqizon sistemin imunitar

Substancat e shumta të këtij druri frutor ndihmojnë në forcimin e sistemit imunitar.

Studime tek kafshët kanë treguar që shumë prej këtyre substancave ngadalësojnë ritmet e rritjes së tumorëve.

Antioksidantët

Fiku i egër është i pasur me antioksidantë të njohur të cilët ngadalësojnë plakjen e parakohshme, forcojnë qelizat e shëndetshme dhe detoksifikojnë organizmit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat