Pika të kuqe në lëkurë? Ja pse ju dalin!

Këshilla mjekësore

Pika të kuqe në lëkurë? Ja pse ju dalin!

Më: 20 gusht 2021 Në ora: 06:44
Ilustrim

Nëse papritmas patë që keni një pikë të kuqe në lëkurë, mos u shqetësoni! Në këtë artikull do t’ju tregojmë se përse shfaqen dhe si ta parandalojmë përhapjen e tyre. Fajin e ka angioma. Angioma është një tumor i vogël beninj që përbëhet nga enët e gjakut. Ekzistojnë 2 arsye kryesore për zhvillimin e saj:

1. Mosha. Shumë njerëz kanë angioma kur janë mbi të 30-tat. Mund ta shihni në trup, krahë dhe shpatulla. Angiomat e tilla shkaktohen nga ndryshimet që pëson lëkura dhe enët e gjakut si pasojë e moshës.

2. Problemet shëndetësore ose stili i gabuar i jetesës. Nëse angioma duket si njollë dhe fillon degëzimi vaskular, kjo mund të tregojë probleme me mëlçinë, sëmundjet vaskulare ose një problem hormonal.

Çfarë të bëni?

Nëse papritmas vëreni se një nishan i kuq ndryshon madhësi, formë ose ka filluar gjakderdhjen, këshillohuni me një mjek sa më shpejt të jetë e mundur. Angiomat zakonisht nuk janë një arsye për të nxituar në spital. Megjithatë, për të qenë të sigurt, është më mirë t'i përmendësh ato kur të bësh takimin e radhës me mjekun. Por është mirë që të kujdeseni që angiomat të mos shfaqen në të ardhmen. Parandalimi më i mirë është një mënyrë jetese e shëndetshme dhe një dietë e ekuilibruar. Pini lëngje dhe shumë ujë, hani perime të freskëta dhe mos harroni për yndyrat e shëndetshme si avokadot dhe vajin e ullirit!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat