Zakone të mira që në fakt mund t'ju shkaktojnë probleme

Këshilla mjekësore

Zakone të mira që në fakt mund t'ju shkaktojnë probleme

Më: 10 shtator 2021 Në ora: 15:33
Foto ilustrim

Zakonet e shëndetshme janë të tilla deri në momentin që nuk i ndjekim me verbëri të plotë. Mungesa e ekuilibrit dhe ruajtjes së masës mund të shkaktojë më sjellë efektin e kundërt, që do të thotë: shkakton probleme. Për ç'lloj zakonesh e kemi fjalën?

1. Përdorimi i kremit të diellit çdo ditë

Në të shkuarën, njerëzit përdornin krem dielli vetëm gjatë kohës që ishin me pushime e ndërsa sot, e përdorim edhe nëse dalim jashtë për një kohë të shkurtër. Në 2019-ën, FDA ngiti shqetësimet e saj në lidhje me disa kimikate që gjenden tek këto kremra dhe absorbohen nga lëkura. Pas kërkimeve të mëtejshme arritën në përfundimin se më e mira që mund të bëni është përdorimi i kremrave kundër diellit me bazë minerale, në vend të opsioneve të tjera. Kjo sepse minerale të tilla si oksidi i zinkut dhe dioksidi i titaniumit krijojnë një barrierë fizike në lëkurë që reflekton ndaj dritës. Janë më të sigurta dhe efektive.

2. Konsumi në masë i suplementeve

Përdorimi i suplementeve është shumë popullor në ditët e sotme dhe është shumë e thjeshtë t'i gjesh përveçse në farmaci. Çfarë duhet të mos harroni është që për t'i përdorur ju duhet një takim me mjekun më parë. Studime të shumta kanë arritur në përfundimin se përdorimi i suplementeve me doza të larta magneziumi, vitamina B6 apo hekuri mund të kenë një efekt negativ tek moshat e treta. Sasia e lartë është po aq e dëmshme sa ajo mungesa e tyre.

3. Heqja dorë nga bulmetrat

Nëse nuk konsumoni djathin, qumështin e produkte të tjera, mund të keni probleme me aparatin tretës dhe do të shihni që trupi s'po merr nutrientët e rëndësishëm. Produktet e bulmetit janë të pasura me kalçium dhe vitaminë D, që janë esenciale për kockat tuaja.

4. Larja e dhëmbëve pas çdo vakti

Dentistët e rekomandojnë larjen e dhëmbëve dy herë në ditë, në mëngjes dhe mbrëmje. Ka njerëz që zgjedhin t'i lajnë pas çdo vakti për t'i mbajtur dhëmbët më të shëndetshëm, por gabojnë! Dy herë në ditë është mëse e mjaftueshme.

5. Kunjat prej pambuku për veshët

E dimë që ju vjen mirë dhe ndiheni të pastër kur i përdorni, por mos e bëni. Kur përpiqeni t'i pastroni me to, në fakt jen thjesht duke shtyrë dyllin më shumë rreth kanalit. Përveç kësaj, nëse përdorni forcë mund të dëmtoni edhe daullen e veshit.

6. Përdorimi i pecetave intime ditore

Pecetat e higjenës intime janë të rehatshme në përdorim dhe mund të jenë shumë funksionale për gratë, por sipas ekspertëve s'duhet t'i përdorni çdo ditë. Acarojnë lëkurën dhe mund të bëhen burim infeksionesh. 

7. Përdorimi në kohë të gjatë i sfungjerëve

Sipërfaqet e lagura shpërndajnë baktere dhe mikrobe përreth kuzhinës. Në mënyrë që t'i ndaloni mos e përdorni sfungjerin për një kohë të gjatë. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat