Çfarë është paraliza e gjumit dhe kur ndodh më së shpesh?

Këshilla mjekësore

Çfarë është paraliza e gjumit dhe kur ndodh më së shpesh?

Më: 18 mars 2017 Në ora: 19:19
Ilustrim

Njerëzit, të cilët “janë takuar” me paralizën gjatë kohës së gjumit thonë se kjo është njëra nga përvojat më të këqija jetësore.

Janë me fat njerëzit, të cilët asnjëherë nuk kanë pësuar paralizë gjatë kohës së fjetjes.

Në fakt, në situata të tilla i gjithë trupi i njeriut është i fjetur, ndërsa truri është i kthjelltë dhe i zgjuar. Rreth 14% e popullsisë botërore kanë pasur të paktën një episode të tillë tmerruese.

Hulumtimi nga Universiteti Stanford thekson se në kohët e fundit paraliza e gjumit ka shënuar rritje dramatike. Por, hulumtimet duhet të vazhdojnë edhe më tej, pasi deri më tash nuk ka njohuri të qarta dhe shpjegim për këtë fenomen.

Paraliza e gjumit ndodh më së shpeshti kur trupi juaj ndodhet në kufirin ndërmjet gjumit dhe zgjimit. Ajo nuk zgjat shumë, gjithsej disa sekonda ose një minutë.

Gjatë kësaj kohe, truri juaj është i vetëdijshëm për gjithçka që ndodh përreth jush. Stresi është njëri nga faktorët që përkeqësojnë situatën dhe mund të shkaktojë paralizën e përditshme.

Në rast se paralizat paraqiten shpesh, me rëndësi është që të vizitoheni te psikologu, i cili do t’ju japë këshilla se si t’ia dilni me situata stresuese dhe gjendje të paralizës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat