Lodrat mund të jenë të rrezikshme për fëmijët

Këshilla mjekësore

Lodrat mund të jenë të rrezikshme për fëmijët

Më: 29 mars 2017 Në ora: 13:55
Ilustrim

Sipas një studimi të bërë në “Georgia state University”, përfundimet e të cilit janë publikuar edhe në revistën “The pediatric Infectous Disease journal”, një shkaktar i mundshëm për infektimin e fëmijës mund të jetë edhe ndonjë virus që mbijeton vetëm 24 orë i cili mund të ndodhet tek lodrat e tyre.

 

Ekspertët morën në studim disa lodra të cilat i mbajtën në kushte normale shtëpiake (lagështira  midis 40-60%) dhe në temperaturë 22 gradë. Në rastin kur lagështira ishte 60% mikroorganizmat ishin të pranishme pas 24 orësh, ndërsa në rastin kur lagështira ishte 40% ishin të pranishme pas 10 orësh nga infektimi.

Fëmijët më të rrezikuar

Njerëzit shpesh harrojnë se infektimi nuk ndodh vetëm nëpërmjet personave. Ata harrojnë se infektimi mund të ndodhë edhe nëpërmjet objekteve, dhe në këtë rast lodrave. Fëmijët më të rrezikuar janë ata që  frekuentojnë kopështet dhe çerdhet duke qënë se futin duart dhe lodrat në gojë vazhdimisht. Ky rrezik është më i madh sepse në këto ambiente lodrat përdoren nga të gjithë fëmijët dhe është më e thjeshtë të krijohen infeksione, megjithëse tek lodrat disa viruse mbijetojnë vetëm 24 orë.

Si duhet vepruar?

Kryesisht punonjëset e institucioneve prkatëse duhet të kenë shumë kujdes me higjenën, pra t’i pastrojnë dhe dizinfektojnë lodrat në mënyë të rregullt. Për t’ju ardhur në ndihmë do të mjaftonte një solucion specifik si për shembull “Amuchina” .

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat