8 mënyra të thjeshta për një gjumë sa më të rehatshëm në darkë

Këshilla mjekësore

8 mënyra të thjeshta për një gjumë sa më të rehatshëm në darkë

Më: 31 mars 2017 Në ora: 22:26
Ilustrim

Shpeshherë ju shpenzoni gjithë ditën duke menduar për të fjetur, por kur vjen momenti ndodh që nuk ju zë gjumi. Streset e jetës së përditshme e bëjnë këtë një problem të përbashkët edhe për qindra mijëra të tjerë.

Nëse dhe ju njëher jeni ndjerë në këtë situatë, përdorni disa nga idetë e dhëna më poshtë.

1.Hani ushqim që përmbajnë magnez. Hulumtimet tregojnë se magnezi luan një rol të rëndësishëm në aftësinë për të fjetur gjihtë natën. Mundohuni t’i konsumoni rreth gjysë ore para se të flini.

2.Përpiquni të flini gjysë ore pasdite që të keni një gjumë të shëndetshëm në darkë.

3.Përdoreni dhomën tuaj vetëm për gjumë dhe relaksim jo për punë, shifra. Seksi dhe gjumi janë okej.

4.Mbajeni dhomën e gjumit pak të fothtë. Mes 15 dhe 23 gradë celsius është ideale.

5.Përpara se të flini bëni një dush të ngrohtë. Kjo mundëson mendjen të qetësohet, ndërkohë që ngritja dhe ulja e temperaturës së trupit prodhojnë gjumë.

6. Vendosni një orar zgjimi të përditshëm. Siç është e këshillueshme të shkoni për të fjetur në orar të caktuar njëlloj vlen edhe për tu zgjuar duke përfshirë dhe fundjavën.

7.Mos u ktheni sa majtas-djathas. Nuk mund t’ju zërë gjumi? Nëse jeni duke qëndruar në shtrat për afërsisht 20 minuta, dilni jashtë dhe mundohuni të kryeni aktivitet relaksues si psh lexoni ose dëgjoni muzikë të lehtë.

8.Vendosni një hudhër poshtë jastekut. Aroma e hudhrës përmban një efekt qetësues dhe ju ndihmon në një gjumë të rehatshëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat