Çaji ideal për bark të sheshtë

Këshilla mjekësore

Çaji ideal për bark të sheshtë

Më: 3 prill 2017 Në ora: 00:11
Kanella mund të rregullojë edhe nivelet e sheqerit në gjak, përmirëson shëndetin e zemrës dhe atë mendor.

Ju duhen vetëm 3 përbërës për të përgatitur çajin ideal për rënien në peshë: xhenxhefil i freskët, shkopinj kanelle dhe mjaltë.

Përfshirja e kanellës në dietë do t’ju ndihmojë me format e belit.

Studimet sugjerojnë se erëzat si kanella, xhenxhefili dhe arrëmyshku mund t’u japin shije dhe ëmbëlsi recetave të ndryshme, prandaj mund të zëvendësojnë shumë mirë sheqerin.

Kanella mund të rregullojë edhe nivelet e sheqerit në gjak, përmirëson shëndetin e zemrës dhe atë mendor.

Xhenxhefili gjithashtu konsiderohet si ushqimi më i mirë për bark të sheshtë, pasi ndihmon me tretjen dhe për të mbajtur trupin në formë.

Ky çaj ka edhe shumë përfitime në sistemin tretës. Xhenxhefili i freskët mund të lehtësojë urthin në stomak dhe dhimbje të ndryshme. Ndërkohë mjalti mund të lehtësojë kollën.

Pjesa më e mirë? Ky çaj mund të përgatitet shumë lehtë. Mjafton të zieni shkopinjtë e kanellës dhe xhenxhefilin e freskët në ujë për rreth 20 minuta. Më pas e kulloni lëngun në një gotë dhe shtoni pak mjaltë si ëmbëltues natyral.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat