Aborti me pilula rrezikon vajzat

Këshilla mjekësore

Aborti me pilula rrezikon vajzat

Më: 7 prill 2017 Në ora: 15:52
Mimoza Keta

Aborti nëpërmjet pilulave pa asnjë konsultë me mjekun obstetër-gjinekolog po njeh rritje. Fenomeni po ndodh kryesisht tek vajzat e reja në rastet e shtatzënisë se padëshirueshme. Mjekët gjinekologë thonë se aborti jashtë spitaleve është i rrezikshëm.

Mimoza Keta: “Drejtohen nëpër farmaci neper xhepa që t’i gjejnë këto lloj tabletash dhe pa ditur asnjë lloj protokolli, … dhe me pas drejtohen më pas me pasojat e tyre me pjesë të mbetura në mitër, ose me shtatzëni të cilat nuk janë abortuar si rezultat i marrjes se tabletave se nuk kanë ditur t’i marrin…”

Mifepristone dhe Misoprostol, janë barnat që përdoren për abort dhe që vajzat i marrin lehtësish pa recetë në farmaci.

Përveç se jepen nga farmacistët në mënyrë abusive, pa recetë nga mjeku, urdhri i farmacistit shkon edhe më tej duke deklaruar se këto barna janë të paregjistruara dhe futen kontrabandë në Shqipëri.

 Ministria e shëndetësisë, në një përgjigje për Tv Klan thotë se Mifepristone është regjistruar në regjistrin e barnave në vitin 2013 dhe Misoprostol në 2015. Por Agjencia kombëtare e barnave mjekësore bën me dije, se këto medikamente nuk janë importuar përgjatë 2016, duke shtuar dyshimet se sasitë që gjenden nëpër farmaci, mund të jenë kontrabandë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat