Cilat grupe të gjakut rrezikojnë më shumë sëmundjet e zemrës

Këshilla mjekësore

Cilat grupe të gjakut rrezikojnë më shumë sëmundjet e zemrës

Më: 3 maj 2017 Në ora: 13:20
Ilustrim

Personat që kanë grupin e gjakut O kanë më pak gjasa të përjetojnë sulm në zemër krahasuar me grupet e tjera të gjakut.

Shkencëtarët kanë thënë që kjo ndodh ngaqë tek grupet e gjakut A, B dhe AB janë më shumë prezente proteinat të cilat koagulojnë gjakun.

Pas analizimit të rreth 1.3 milionë njerëz, shkencëtarët kanë gjetur që 15 persona në 1,000, që nuk kanë grupin e gjakut O, kanë pësuar sulm në zemër, krahasuar me 14 në 1,000 raste tek personat me grupin e gjakut O.

Edhe pse rreziku është shumë pak më i lartë, kur këto shifra aplikohen në tërë popullatën, numrat bëhen më të rëndësishëm.

Këto të gjetura ndihmojnë mjekët që të kuptojnë më mirë se kush është në rrezik që të zhvilloj sëmundje të zemrës.

Megjithatë fokusi duhet të mbetet tek lënia e duhanit dhe ushqimi i shëndetshëm që të ulet rreziku për këto sëmundje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat