Kafja ndihmon me dhimbjet kronike

Këshilla mjekësore

Kafja ndihmon me dhimbjet kronike

Më: 9 maj 2017 Në ora: 20:18
Foto ilustrim

Kafja është trajtim shumë më i mirë për dhimbjet kronike sesa ilaçet e përdorura pa recetën e mjekut. Ndjesia e lodhjes rrit në mënyrë drastike ndjeshmërinë ndaj dhimbjeve.

Për të lehtësuar këtë ndjesi, shkencëtarët nga Spitali i Fëmijëve në Boston kryen një eksperiment tek minjtë, të cilët i ndanë në tre grupe. Njërit grup i dhanë ilaçe për lehtësimin e dhimbjeve, grupit tjetër kafe dhe të fundit i lejuan të flenë më shumë.

Ata zbuluan se minjtë të cilët ishin më vigjilentë – pasi konsumuan kafeinë ose pas një gjumi të gjatë – kishin më pak dhimbje se ato që morën ilaçe.

Tek minjtë që konsumuan kafeinë, u vu re një rritje e dopaminës tek pjesa qendrore e trurit, që lehtësoi ndjesinë e dhimbjes.

Dr. Chloe Alexandre dhe bashkëpunëtori i saj, psikologu Alban Latremoliere, monitoruan minjtë me pajisjet EEG për rrahjet e zemrës.

Kur ishin të lodhur, rrahjet e zemrës fillonin të ngadalësoheshin, kështu dr. Alexandre dhe Latremoliere i shpërqendronin me anë të disa lodrave.

Kështu ata i mbajtën grupet me 6-12 minj zgjuar për më shumë se 12 orë gjatë një sesioni, ose 6 orë për 5 ditë rresht, duke monitoruar hormonet e stresit dhe pagjumësisë (për t’u siguruar që nuk janë të stresuar) dhe i testuan edhe për dhimbjet gjatë kësaj kohe.

Ndjeshmëria e dhimbjes u mat duke i ekspozuar minjtë ndaj masave të kontrolluara të nxehtësisë, ftohjes, tensionit ose kapsaicinës (një përbërës tek specat e kuq djegës).

Gjatë studimit ata vunë re se ndryshe nga ilaçet, kafeina bllokoi me sukses hipersensivitetin e dhimbjes të shkaktuar si nga humbja akute e gjumit ashtu edhe kronike.

Në fund shkencëtarët dolën në përfundimin se në vend që të përdorin vetëm ilaçe, pacientët me dhimbje kronike mund të përfitojnë edhe nga një gjumë i rehatshëm gjatë natës dhe konsumimi i kafeinës kur ndihen të lodhur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat