Simptomat e kolesterolit të lartë që nuk duhet injoruar

Këshilla mjekësore

Simptomat e kolesterolit të lartë që nuk duhet injoruar

Më: 21 qershor 2017 Në ora: 12:37
Ilustrim

Niveli i lartë i kolesterolit nuk është domosdoshmërisht një problem, por duke u bashkuar me një ose më shumë faktorë të tjerë rreziku, mund të jetë problematik.

Shumë njerëz kanë më shumë se një faktor rreziku për sëmundjen e zemrës dhe niveli i rrezikut rritet me numrin e faktorëve të rrezikut.

Më poshtë do të gjeni disa udhëzime mbi kontrollin e kolesterolit.

1.Dhimbje koke dhe të vjella: Duke qenë se kolesteroli i lartë depozitohet në arterie, qarkullimi i gjakut fillon e ngadalësohet pasi ndërpritet furnizimi me oksigjen, çka sjell më pas dhimbje të forta koke, humbje ekuilibri dhe ndjesi të herëpashershme të vjellash.

2.Probleme me shikimin: Niveli i lartë i kolesterolit të lartë në organizëm ndikon drejtpërdrejt në një ndër shqisat kryesore, atë të të parit. Njerëzit që vuajnë nga kolesteroli kanë irritim të vazhdueshëm të syve, të cilët çuditërisht marrin një lloj hijeje të verdhë që vesh bardhemën, si dhe shikim të turbullt.

3.Probleme me jashtëqitjen: Akumulimi i lipideve në gjak dëmton sistemin tretës, duke ulur aftësinë e tij vepruese, si pasojë keni probleme me jashtëqitjen, si dhe urinim të pavullnetshëm.

4.Dhimbje në kraharor: Kolesteroli i lartë në gjak bën që arteriet të pompojnë me shumë vështirësi gjakun për në sistemin e hapur të qarkullimit. Si rrjedhojë rrezikoheni të keni kriza të tensionit të lartë gjakut dhe shtrëngime therëse në gjoks.

5.Probleme me lëkurën: Nuk është rastësi që personat, të cilët kanë nivel të lartë të kolesterolit në gjak, të keni probleme serioze me lëkurën si ortikaria, njolla të mëdha të kuqe në pjesë të ndryshme të trupit, kruajtje dhe zona të inflamuara.

Ndryshe, kolesteroli është një substancë e lëmuar, e cila pavarësisht reputacionit të keq është shumë esenciale për jetën. Ai është një pjesëtar i familjes së yndyrave. Pa kolesterolin, trupat tanë nuk mund të prodhojnë një numër të rëndësishëm të hormoneve dhe ai është një komponent esencial i membranës së jashtme të disa qelizave. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat