Si ndikon gjëndra tiroide në potencialin tuaj të pjellorisë? - Bota Sot
Si ndikon gjëndra tiroide në potencialin tuaj të pjellorisë?

Këshilla mjekësore

Si ndikon gjëndra tiroide në potencialin tuaj të pjellorisë?

Më: 29 qershor 2017 Në ora: 08:02
Ilustrim

Disa nga pasojat e funksionimit jo të mirë të gjëndrës tiroide janë:
– Mungesë të cikleve
– Probleme të implantimit të vezës së fertilizuar, për shkak të ciklit të hershëm
– Temperatura bazike e ulët trupore, që nuk mundëson zhvillimin e embrionit.
– Nivele të larta të prolaktinës, të cilat nuk e mbështesin ovulimin.

Për ta përmirësuar funksionimin e tiroidit rekomandohet të ushqeheni shëndetshëm, në veçanti me ushqime që përmbajnë zink, l-tyrosinë, selen, omega-3, dhe vitaminat B, C, E dhe A. Mos hani sasi të tepërta të ushqimit që përmban shumë kripë pasi që ka efekt negativ në gjëndrën e tiroidit.
Nëse keni nivele të çrregullta të tiroidit dhe planifikoni të mbeteni shtatzënë apo jeni shtatzënë, atëherë konsultohuni me gjinekologun tuaj i cili ju udhëzon medikamente për ta menaxhuar nivelin e tiroidit. Medikamentet janë shumë të rëndësishme, përndryshe ka rrezik nga komplikimet apo aborti nëse mbeteni shtatzënë.

Simptomat lidhur me gjëndrën tiroide

Vështirësi për të humbur peshë, rënie ekstreme e flokëve, lodhje kronike, dhimbje të muskujve, depresion, libido e zvogëluar, cikle të parregullta menstruale janë disa nga simptomat fizike dhe psikologjike të tiroidit që funksionon nën nivelin normal, që quhet hipotiroidizëm.

Ndërkaq, humbje e papritur dhe e shpejtë e peshës, flokë të brishta, djersitje e tepërt, ankth, rrahje të shpejta të zemrës, ndryshim në ciklet menstruale, apetit i shtuar dhe gjëndër e zmadhuar e tiroidit janë disa nga simptomat e tiroidit që funksionin më tepër se normalisht, që quhet hipertidoidizëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat