Si ta shmangni helmimin nga ushqimi i shpejtë? - Bota Sot
Si ta shmangni helmimin nga ushqimi i shpejtë?

Këshilla mjekësore

Si ta shmangni helmimin nga ushqimi i shpejtë?

Më: 23 korrik 2017 Në ora: 14:16
Ilustrim

Së fundi, franshiza e ushqimit të shpejtë, Chipotle, u detyrua ta mbyllë një restorant në Virginia të SHBA-ve pas përhpajes së një virusi të quajtur ‘norovirus’.

Ndërkaq, Doktor Sunil Sood, pediatër në Northwell Health në New York foli për Daily Mail Online në atë se si duhet ta evitoni helmimin apo infektimin nga ushqimi i shpejtë që e hani në disa restorante.

Shikoni se në çfarë vendi po shkoni të hani, varësisht prej rangimit.
Shmangni sallatat, perimet e paziera dhe ushqimet e pjekura pak.
Sigurohuni që mund ta shihni ushqimin tuaj teksa ua përgatisin.
Vaksinohuni kundër Hepatitit A.
Nëse sëmureni, shkoni te mjeku dhe tregojini që ta kontaktojë Departamentin Lokal të Shëndetësisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat