Sapunët për higjienën intime – po, mirëpo zgjidhni me kujdes! - Bota Sot
Sapunët për higjienën intime – po, mirëpo zgjidhni me kujdes!

Këshilla mjekësore

Sapunët për higjienën intime – po, mirëpo zgjidhni me kujdes!

Më: 23 korrik 2017 Në ora: 19:18
Ilustrim

Ashtu siç kujdesemi për higjienën e tërë trupit, apo, për shembull, për higjienën orale, dhe përdorim mjete të posaçme të dedikuara për to, po ashtu duhet t’i kushtojmë kujdes edhe higjienës intime dhe produkteve të cilat i përdorim për atë pjesën më të ndjeshme të trupit, si te femrat ashtu edhe te meshkujt.

Vlera normale pH e lëkurës së trupit është rreth 5,5, ndërkaq e pH-ja e zonës intime sillet midis 3,3 deri në 4,5.

Përdorimi i sapunëve të zakonshëm dhe gjeleve për higjienën e zonës intime mund të prishë balancën natyrale (pH) të zonës intime dhe të krijojë kushte për zhvillimin dhe shumëzimin e baktereve të dëmshme.

Si pasojë shfaqen irritimet, të kruarit, dhembja, aromat e pakëndshme, tajitja e shtuar apo infeksionet – theksojnë fitoaromaterapeutët.

Përdorimi i deodoranteve dhe pudrës gjithashtu mund të shkaktojë irritime. Prandaj, për higjienën e pjesëve intime të trupit duhet me kujdes të zgjedhim produktet dhe përbërësit.

Mu për këto shkaqe është prodhuar sapuni, d.m.th. gjeli për higjienën intime i cili përmban përbërësit e zgjedhur me kujdes, plotësisht natyralë dhe organikë, të cilët do të ndihmojnë në ruajtjen e pH-së natyrale të zonës intime.

Përbërësit më të rëndësishëm të sapunëve për higjienën intime janë vajrat eterikë të çajit kinez (Theachinensis), livandës dhe lule akësit (Helichrysumarenarium).

Çaji kinez është mjeti natyral më i njohur antibakterial, antivirusal dhe antikërpudhor. Ka efekt kundër streptokokut, stafilokokut, E.coli, Candides, Klamidisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat