A mund të vijnë menstruacionet 2 herë në muaj? Përse ndodh kjo gjë?

Këshilla mjekësore

A mund të vijnë menstruacionet 2 herë në muaj? Përse ndodh kjo gjë?

Më: 3 janar 2018 Në ora: 16:34
Ilustrim

Ekziston një keqkuptim i vazhdueshëm përsa i përket përdorimit të togfjalëshit ‘’cikël menstrual” pasi shumë femra i referohen me këtë emër vetëm ditëve kur kanë gjakderdhje, kur në të vërtetë menstruacionet janë vetëm një pjesë i ciklit. Menstruacionet janë një proces biologjik shumë i rëndësishëm i organizmit të shëndetshëm femëror.

Ai duhet të ndodhë çdo 21 deri në 32 ditë, por nëse cikël menstrual të shkurtër atëherë ardhja e tyre dy herë në muaj është e zakonshme. Por, përpara se të frikësoheni zbuloni përse ndodh kjo gjë:

1.Keni harruar të merrni kontraceptivët: Mosmarrja e tyre në mënyrë korrekte mund të shkaktojë gjakderdhje të çrregullt për shkak të hormoneve. 
2.Mund të vuani nga fibroidet ose polipet e mitrës.
3.Keni infeksine vaginale: Infeksionet vaginale janë një nga problemet më të zakonshme që prekin femrat. Duhet të keni parasysh që nëse nuk i trajtoni në kohë, ato mund të përkeqësojnë gjendjen tuaj shëndetësore në atë pikë sa mund të lipset një ndërhyrje e specializuar kirurgjikale. Ndër infeksionet më të rrezikshme përmendim infeksionin vaginal Maja që shkaktohet nga kërpudha bakteriale Candida. Ky bakter shumohet në paretet e brendshme të vaginës si pasojë e ndryshimeve hormonale dhe mungesës së kujdesit personal.
4.Keni probleme me gjëndrën tiroide: Një gjëndër tiroide jo aktive ose tepër aktive mund të shkaktojë menstruacione të parregullta, si dhe rrjedhojë ju mund të keni edhe dy cikle gjatë një muaji.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat