Prania e luleve në vend të punës e pastron ajrin dhe ju mban larg sëmundjeve

Këshilla mjekësore

Prania e luleve në vend të punës e pastron ajrin dhe ju mban larg sëmundjeve

Më: 9 janar 2018 Në ora: 15:56
Prania e luleve


Nëse punoni në një zyre të mbyllur me pak hapësirë, kjo do të thotë se kur dikush vuan nga ndonjë virus apo grip, të gjithë mund të sëmureni.

Përderisa problemi kryesisht ndërlidhet me ventilimin e dobët të ajrit, probleme tjera shëndetësore mund të lindin si pasojë e kimikaleve të cilat lirohen nga pajisje të ndryshme të zyrës, transmeton Telegrafi.

Megjithatë, sipas hulumtuesve Eddie van Etten dhe Pierre Horwitz, prania e luleve në zyre sjell shumë përfitime për punëtorët, duke përfshirë parandalimin e ditëve të sëmura dhe reduktimin e stresit.

Kjo sepse lulet përveçse e zbukurojnë hapësirën, ato gjithashtu ndihmojnë në pastrimin e ajrit nga kimikalet toksike.

Substancat e dëmshme, siç është formaldehidi, lirohen nga llojet e ndryshme të pajisjeve dhe mobileve dhe ndikojnë në shkaktimin e problemeve shëndetësore.

Ata të cilët ekspozohen ndaj këtyre substancave thonë se sytë, fyti dhe hunda iu irritohet, ndërsa njëkohësisht përjetojnë më shumë dhimbje të kokës dhe probleme me lëkurë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat