Gjërat që duhet t’i dini rreth çajeve detoksifikuese

Këshilla mjekësore

Gjërat që duhet t’i dini rreth çajeve detoksifikuese

Më: 15 janar 2018 Në ora: 18:05
Ilustrim

Çajet për detoksifikim kanë qenë të njohura për vite.

Ato shërbejnë për të hequr toksina nga trupi, për të përshpejtuar metabolizmin dhe për të shpërndarë depozitat e yndyrës.

Por sa efektive janë këto çaje dhe a janë ato të rrezikshme për shëndetin?

Ne iu përgjigjemi pyetjeve më të zakonshme rreth çajit detoksifikues dhe i përmblodhëm disa fakte që duhet t’i dini!

Ju do të humbni lëngjet, jo yndyrën!

Çajet detoksifikuese zakonisht përmbajnë kafeinë dhe diuretikë të tjerë që inkurajojnë eliminimin e tepërt të lëngjeve nga trupi përmes urinës dhe djersës.

Pas humbjes së lëngut, do të ndiheni më lehtë dhe më të rehatshëm, edhe pse nuk keni humbur një gram të indeve yndyrore.

Çaji detoksifikues mund të shkaktojë një efekt laksativ, i cili gjithashtu kontribuon të ndiheni më të rehatshme.

Me çdo çaj për detoksifikim, rekomandohet ushqimi i shëndetshëm dhe stërvitja e rregullt. Domethënë, duke djersitur ju nxitni sekretimin e toksinës. E gjithë kjo në afat të gjatë mund të rezultojë në humbje peshe, por konsumi i çajit detoksifikues vetëm nuk do të shkrijë kilogramët e tepërt.

Çaji detoksifikues shkakton gjumë të parehatshëm!

Shumica e çajeve detoksifikuese përmbajnë kafeinë, e cila shkakton efekte të shumta anësore të lidhura me ritmin dhe presionin e zemrës, dhe pengon një gjumë cilësor.

Përveç kësaj, sasia e tepërt e kafeinës mund të nxisë  oreksin dhe kështu ndikon indirekt në shtimin e peshës.

Çajet detoksifikuese shkaktojnë efekte anësore

Disa çaje përdoren për të shtypur oreksin, për të përshpejtuar metabolizmin,  por ato mund të shkaktojnë efekte anësore.

Para konsumimit të çajeve detoksifikuese sigurohuni që të konsultoheni me mjekun tuaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat