Trupi juaj është tepër i thartë: Shtatë simptoma paralajmërimi, pasojat mund të jenë të tmerrshme!

Këshilla mjekësore

Trupi juaj është tepër i thartë: Shtatë simptoma paralajmërimi, pasojat mund të jenë të tmerrshme!

Më: 21 janar 2018 Në ora: 19:46
Ilustrim

A e keni ditur që thartësira e trupit mund të shkaktojë madje 17 sëmundje?

Nëse vlera e pH-së është më e ulët se 7, do të thotë që trupi është tepër i thartë. Thartirën e tepërt të quajtur acidozë mund ta shkaktojnë jo vetëm artikujt të cilët i hamë, por edhe mënyra se si i hamë.

Ushqimi bashkëkohor perëndimor nënkupton që shumica nesh ha lloje të shuma ushqimesh të gabueshme, por dhe pi pije të gabueshme.

Ushqimi i tillë thjesht paralizon organizmin dhe i krijon ngarkesë.

Rolin e vet me atë rast e kanë edhe faktorët e tjerë, siç janë: stresi, gjumi i pamjaftueshëm, ndotja dhe ushtrimi i tepërt, të cilat shkaktojnë tajitje të shtuar të thartirës qumështore.

Gjithashtu, në rritjen e thartirës ndikon shumë edhe mosha.

Shtatë probleme të përditshme të cilat tregojnë që trupi ju është tepër i thartë

1. Kapsllëku dhe fryrja

Edhe e para, edhe e dyta, mund të jenë të shkaktuar me ngrënien tepër të shpejtë, me ushqim të tepërt ose racione tepër të tharta.

2. Mungesa e energjisë dhe e përqendrimit

Duke pasur parasysh që thartira zvogëlon sasinë e oksigjenit në gjak, ndiheni të plogësht, sepse trurit dhe sistemit të trupit u mungon ai element vital.

3. Problemi me peshën e trupit

Pesha e tepërt e trupit do të thotë që ushqimi juaj nuk është në përputhje me aftësinë e trupit që ta përpunojë ushqimin me të cilin e furnizoni.

4. Teni i keq dhe i thatë, lëkura e pajetë pa shkëlqim

Teprica e thartirës tajitet nëpërmjet lëkurës dhe shkakton dëmtimin dhe inflamacionin e saj.

5. Sëmundja e mishit të dhëmbëve, kariesi dhe era e pakëndshme

Mund të lidhen drejtpërdrejt me ushqimin tepër të thartë, sepse atëherë bakteret shumë më shpejt shumëzohen sesa tek ushqimi alkal.

6. Teshtitja e shpeshtë dhe ftohja

Kur trupi nuk furnizohet me ushqim të përshtatshëm dhe kur flora e lukthit ndryshon, me siguri është rezultat i sistemit të imunitetit të dobët.

7. Dhembjet e muskujve dhe të nyjave

Inflamacioni mund të jetë shenjë që mineralet alkale në kocka dhe muskujtajitin në mënyrë që të neutralizojnë thartirën. Disa thartira, siç është ajo arahidonike në mishin e kuq, gjithashtu aktivizojnë inflamacionin.

Nëse keni identifikuar të gjitha apo shumicën e këtyre simptomave në organizmin tuaj, është koha që ta alkalizoni trupin tuaj!

Pesë parime themelore të ushqimit alkal

1. Çdo ditë pini dy litra ujë – me këtë mund të llogarisni lëngjet, mirëpo është e nevojshme të pini shumë ujë. Mos pushoni të pini ujë dhe filloni të pini, për shembull, vetëm lëng karote. Bashkë me dy litra në ditë, trupi dhe organet e tij do të jenë elastike dhe të shëndetshme.

2. Nëse midis dy racioneve ndieni uri, pini pak çaj perimesh apo ujë të filtruar. Ndonjëherë trupi është i etur, jo i uritur, andaj më mirë është të pini diçka sesa të hani.

3. Në mbrëmje mos pini as mos hani ushqim të papërpunuar, sepse tretet vështirë. Gjatë natës ushqimi i tillë mund të fermentohet në lukth.

4. Në vend të çajit të zi apo kafesë, pini lëng, çaj bimësh dhe supë. Çaji i zi dhe kafeja janë të thartë.

5. Mos u bëni të tendosur derisa jeni në kurën e pastrimit; qëndroni të qetë dhe të fokusuar në qëllimin që ia keni vënë vetes.

Kënaquni në procesin e pastrimit të trupit dhe shpirtit! 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat