Si ndikojnë kontraceptivët tek shëndeti mendor, ja pasojat negative të piluave në organizmin e gruas

Këshilla mjekësore

Si ndikojnë kontraceptivët tek shëndeti mendor, ja pasojat negative të piluave në organizmin e gruas

Më: 3 shkurt 2018 Në ora: 23:57
Ilustrim

Një studim danez i sapo publikuar në "Jama Psychiatry" sugjeron praninë e një lidhje të drejtpërdrejtë mes kontraceptivëve hormonale dhe riskut për të përdorur për herë të parë antidepresivët. "Pak studime kanë vëzhguar efektin e kontracepsionit hormonal mbi riskun për depresion, edhe pse një modifikim i gjendjes së humorit është një shkak i njohur për ndërprerjen e kontraceptivit", pohon Øjvind Lidegaard nga Universiteti i Kopenhagenit në Danimarkë. Ajo kujton rolin e efekteve të padëshiruara, mes të cilave mbajtja hidrike në organizëm, shtimi në peshë, por edhe mundësia që marrja e hormoneve mund të ndikojë në humor derisa të çojë në shfaqje të simptomave depresive. Për të thelluar argumentin autorët kanë përdorur regjistrat danezë anagrafikë në mbi një milionë gra dhe vajza të moshës mes 15 dhe 34 vjeç, duke i ndjekur ato mes viteve 2000-2013 me një follow-up mesatar prej 6.4 vitesh. 
"Në këtë periudhë, 55% e kampionit objekt studimi ka përdorur kontracepsionin hormonal", shkruajnë kërkuesit, duke nënvizuar se mes pjesëmarrëseve u dhanë 133.178 përshkrimet e para për antidepresivë dhe 23.077 diagnoza të para për depresion. Në krahasim me ato që nuk i përdornin, gratë që merrnin kontraceptivë oralë estro-progestinikë kishin një risk prej rreth 23% më të madh për të përdorur një antidepresiv për herë të parë, normë që rritej me 34% te gratë që merrnin vetëm progestinikë. "Të ngjashme ishin edhe mundësitë për të marrë një diagnozë depresioni", shton Lidegaard, duke nënvizuar se eksesi i riskut ishte më i madh mes adoleshenteve, të cilat kishin mundësi të dyfishta për t'ju drejtuar për herë të parë një antidepresivi me pilulën estro-progestinike dhe numri i atyre që përdornin vetëm progestinikun ishte edhe më i madh. "Nevojiten megjithatë studime të mëtejshme për të verifikuar nëse depresioni mund të jetë një efekt i mundshëm i kontracepsionit hormonal dhe nëse këto rezultate mund të përsëriten në popullata të tjera", përfundojnë autorët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat