E thotë edhe shkenca: Buka dhe pastat nuk duhet të mungojnë. Zbulojeni pse - Bota Sot
E thotë edhe shkenca: Buka dhe pastat nuk duhet të mungojnë. Zbulojeni pse

Këshilla mjekësore

E thotë edhe shkenca: Buka dhe pastat nuk duhet të mungojnë. Zbulojeni pse

Më: 18 mars 2018 Në ora: 15:36
Ilustrim

Të tregohesh i kujdesshëm me ushqimin është mirë, por eliminimi i të gjitha karbohidrateve është gabim: ja çfarë duhet të dini.

Duhet ta pranojmë: gjëja e parë që bëjmë kur vendosim të mbajmë dietë është zvogëlimi ose eliminimi në mënyrë drastike i pastave dhe bukës nga ushqimet tona, me përpjekje të mëdha dhe sakrifica (dhe një dëshirë e vogël për shkelje!).

Megjithatë, heqja e bukës dhe pastave nuk është vetëm e gabuar, por mund të jetë edhe e dëmshme, sepse këto lëndë ushqyese, nëse konsumohen në sasinë e duhur, janë esenciale për ruajtjen e shëndetit të mirë, si dhe e një forme të mirë fizike.

Në kundërshtim me atë që jemi mësuar të dëgjojmë, të hash vetëm proteina me fruta dhe perime, e të heqësh dorë tërësisht nga buka dhe pastat nuk është receta e duhur për humbjen e peshës.

Një studim i kryer nga një grup hulumtuesish amerikanë, i botuar në analet e mjekësisë së brendshme, ka treguar se ata që nuk konsumojnë bukë dhe makarona, mund të sëmuren më lehtë me kancer ose kanë probleme me zemrën.

Hulumtimi tregoi se përqindja e vdekjeve në mesin e njerëzve që konsumojnë më pak karbohidrate, duke preferuar proteinat e kafshëve, rritet me 12%: ata që braktisin pastat për mish, në veçanti, kanë 14% më shumë shanse për vdekje të sulmeve në zemër dhe 28% më shumë për të marrë kancer. Kështu që mos rrini kurrë pa ta!

Energjia në maksimum: karbohidratet kurrë nuk duhet të mungojnë në dietën tonë të përditshme sepse këto ushqyes, të quajtur edhe sheqernat ose karbohidrate, së bashku me proteinat dhe lipidet (ose yndyrat) na sigurojnë energjinë e nevojshme për ta bërë trupin të funksionojë siç duhet dhe të luajnë funksione të rëndësishme biologjike.

Përmbajtja e niseshtes që depozitohet si glikogjen në muskujt dhe mëlçinë është në fakt rezerva jonë e energjisë gjatë natës ose ndërmjet ngrënies. Bëjmë stok, nuk i dihet kurrë…

Nuk janë të gjithë njësoj: duhet të bëjmë dallimin mes karbohidrateve të thjeshta dhe komplekse. Karbohidratet e thjeshta (sheqeri, fruktoza, galaktoza) absorbohen shpejt nga trupi dhe nuk kërkojnë aktivitete metabolike, dmth, ato sigurojnë energji të gatshme.

Karbohidratet komplekse, nga ana tjetër, kërkojnë një tretje më të gjatë për t’u transformuar në glukozë dhe prandaj ato absorbohen më ngadalë. Në të njëjtën kohë, ato përbëjnë karburantin real të organizmit tonë, pasi ato na mbushin gradualisht me energji.

E këtu vlen shprehja: kush duron, fiton! Të domosdoshmet: Karbohidratet komplekse janë pjesë e niseshtesë, të pranishme kryesisht në drithëra, perime të thata dhe patate, si dhe fibrat ushqyese, që gjenden në perime, fruta dhe perime të freskëta, të cilat kanë funksionin e lehtësimit të transitit të zorrëve.

Nëse kjo nuk është e mjaftueshme, mos harroni se niseshteja rregullon thithjen e disa ushqyesve, duke kontribuuar në kontrollin e sheqerit në gjak.

Prandaj është e qartë se nëse duam të humbim peshë, duke adoptuar një dietë të ekuilibruar dhe të shëndetshme, sigurisht që nuk mund të braktisim karbohidratet, veçanërisht ato komplekse. Të heqësh dorë nga një pjatë e bukur me shpageti nuk ka kuptim, le ta kujtojmë këtë. 

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test
Tjera