A duhet të ndjekin fëmijët e vegjël dietë, ja ç'rekomandojnë mjekët pediatër dhe ekspertët e tjerë të shëndetit

Këshilla mjekësore

A duhet të ndjekin fëmijët e vegjël dietë, ja ç'rekomandojnë mjekët pediatër dhe ekspertët e tjerë të shëndetit

Më: 22 mars 2018 Në ora: 13:53
Foto Ilustrim

Çfarë do të bënit nëse mjeku do t’ju njoftonte se fëmija juaj është mbipeshë aq sa mund të quhet i prekur nga obeziteti? Kur Dara-Lynn Weiss dëgjoi këtë fjalë për vajzën e saj 7- vjeçare, ajo u trondit jashtëzakonisht shumë. Menjëherë e detyroi vajzën t’i nënshtrohej një diete jashtëzakonisht të rreptë, duke e kufizuar nga shumë kënaqësi të të ushqyerit. Vajza e saj vuante, ndiente vazhdimisht uri, por e ëma nuk lëshoi pe në dietën drastike që do të ndiqte për të.

Shumë prindër e quajtën atë një nënë të pamëshirshme dhe abuzive në vendimin që ishte marrë. Po ju si do të vepronit si prindër në një kohë kur organizatat e shëndetësië ngrejnë alarmin se obeziteti po rritet frikshëm në nivel global? Çfarë diete do të ndiqnit ju për të ndihmuar fëmijën të vinte në peshën normale?

Së fundmi, mjekët dietologë e pediatër janë kundër dietave të stilit të vjetër, atyre që kuzifojnë kaloritë, yndyrat, karbohidratet e gjithçka tjetër. Sipas mjekëve, kjo metodë nuk ka efekt afatgjatë, përkundrazi i vë fëmijët përballë një rreziku më të madh për çrregullime të ushqyerjes. Në vend të kësaj, mjekët këshillojnë të ndryshoni tërësiht mënyrën e të ushqyerit. Mos u fokusoni në një dietë drastike, por në mënyrën sesi ushqehet gjithë familja. “Më herët kujdesi fokusohej tek personi obez, ndërsa tani pacienti është gjithë familja”, -kështu është shprehur Lara Field dietologe dhe pediatre.

Stili i jetesës është gjithashtu shumë i rëndësishëm për të ndikuar në mënyrën sesi ushqeheni. Kufizoni kohën e kaluar përpara ekranit të televizorit, sepse ndikon shumë në zakonet e të ushqyerit në mënyrë jo të shëndetshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat