4 arsye të mundshme përse keni djegie të vaginës

Këshilla mjekësore

4 arsye të mundshme përse keni djegie të vaginës

Më: 28 mars 2018 Në ora: 15:32
Foto Ilustrim

Ju ndodh shpesh të keni djegie në brendësi të vaginës, ndjesi që bëhet shumë irrituese. Arsyeja mund të jetë nga ajo më e rënda, një sëmundje e rrezikshme te një paralajmërim i thjeshtë: ndërro të brendshmet.

Djegia mund të vijë kryesisht si pasojë e një infeksioni

Dhimbjet ju ngacmojnë gjatë momentit që urinoni apo kryeni marrëdhënie. Ndjesia e djegies shpesh shoqërohet me sekrecione dhe erë të keqe. Mund të bëhet fjalë për një bakter të mundshëm ose për një infeksion seksualisht të transmetueshëm.

Irritim

Higjiena është po ashtu shkaktar i gjendjes së vaginës. Nëse nuk bëni dush pasi jeni stërvitur, qëndroni gjatë me mbathje të djersitura apo larjen e zëvendësoni me peceta të lagura, do ta irritoni organin.

Hormonet

Ndryshimet hormonale sjellin një tharje në brendësi të vaginës, çka shkakton kruajtje dhe djegie. Kjo ndodh gjatë shtatzënisë, menopauzës, paramenopauzës apo gjatë pirjes së kontraceptivëve.

Probleme me lëkurën

Mbase keni thjesht një irritim të lëkurës, por të qenit afër me pjesën e brendshme, ju duket sikur djegia vjen që aty. Mund të keni ekzemë ose psoriazë. Një kontroll mjekësor ju tregon më mirë se cili është rasti juaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat