Janë të shijshme dhe të lehta, por nëse shoqërohen me alkool, kërpudhat mund të shndërrohen në “minë me sahat” për shëndetin. Paralajmërimi vjen nga istituti zviceran që merret me parandalimin e alkoolizmit dhe toksimanive të tjera.
Studiuesit zviceran këmbëngulin se disa lloje kërpudhash nëse shoqërohen me alkool shkaktojnë intoksikim që shfaqet me: të përziera, nxehtësi trupore, marrje mendsh, rrahje të shpejta zemre, vështirësi në frymëmarrje dhe probleme kardiovaskulare.
“Faji” është i “coperina”, një toksinë që ndodhet te kërpudhat, e cila pengon eliminimin e alkoolit, më saktësisht të një përbërësi toksik që duke u akumuluar në gjak shkakton intoksikimin, shkruan bota.al. Në këtë kuptim kërpudha ka efekt të ngjashëm me Antabus, një medikament që përdoret për kurimin e alkoolizmit.
Simptomat mund të shfaqen pas një minute deri disa orë, madje dhe tre ditë pas konsumimit të kërpudhave, sepse “coperina” asimilohet nga organizmi shumë ngadalë.