Pse na kundërmon goja në mëngjes? Çfarë duhet të shmangim dhe si ta freskojmë erën e gojës në çast

Këshilla mjekësore

Pse na kundërmon goja në mëngjes? Çfarë duhet të shmangim dhe si ta freskojmë erën e gojës në çast

Më: 4 gusht 2018 Në ora: 08:51
Foto ilustrim

Stomatologu Dr. Mark Lowenberg zbuloi për Dailymail se në cilat mënyra mund ta freskojmë plotësisht erën goxha të pakëndshme të gojës në mëngjes.

Kundërmimi i gojës në mëngjes është një lloj tabu teme, për të cilën nuk na pëlqen të flasim as edhe me më të afërmit, e lëre më me dentistin.

Megjithëse higjiena e keqe e dhëmbëve është fajtori kryesor për këtë shqetësim të pakëndshëm, pak njerëz e dinë se kundërmimin e gojës mund ta shkaktojnë gërhitja ose çamçakëzi.

Fatkeqësisht, nuk ekziston ndonjë mënyrë e thjeshtë për ta freskuar kundërmimin, megjithatë ekzistojnë disa truqe që mund ta lehtësojnë erën e pakëndshme.

Gjërat në vijim duhet t’i shmangni nëse doni erë të freskët të gojës:

Goja e thatë

Derisa flemë, goja thahet dhe kjo kontribuon në kundërmimin e gojës në mëngjes.

Gërhitja ose fjetja me gojë të hapur mund ta përkeqësojë problemin, sepse ajo kullon pështymë, e cila i shpëlan bakteret që e shkaktojnë kundërmimin nga goja.

Mbetjet e ushqimit në mes të dhëmbëve

Grimcat e ushqimit, të cilat shpesh mbesin në mes të dhëmbëve, gjithashtu mund të shkaktojnë kundërmim të gojës gjatë natës. Pavarësisht nëse keni ngrënë hudhra ose ëmbëlsirë me luleshtrydhe para gjumit.

Përtypja e çamçakëzit para gjumit

Çamçakëzi e freskon kundërmimin në çast, por përbërja e tij mund të shkaktojë kundërmim në mëngjes.

Aspartami, ëmbëlsuesi artificial, i cili është i përfshirë në përbërjen e çamçakëzit, shkakton kundërmim të pakëndshëm.

Si ta rifreskoni kundërmimin e gojës, nëse nuk i keni afër furçën dhe pastën e dhëmbëve?

Hani selino ose mollë

Goja e thatë kontribuon në kundërmimin e gojës në mëngjes, por nëse në mëngjes i hani selino ose mollë, shpejt do ta eliminoni kundërmimin nga goja.

Këto ushqime përmbajnë shumë ujë dhe e rrisin prodhimin e pështymës.

Uji i zakonshëm dhe jogurti gjithashtu e përmirësojnë rrjedhën e pështymës. Ushqimet e tjera të cilat i stimulojnë gjëndrat e pështymës janë qershia, sallata dhe trangujt.

Ushqimet të cilat e thajnë gojën janë kafeja, lëngjet e gazuara, kikirikët e kripur dhe kokoshkat.

Përtypni majdanoz sapo të zgjoheni

Majdanozi mund t’i shkatërrojë bakteret dhe ta freskojë kundërmimin e gojës në çast. Është i pasur me klorofil për të cilin besohet se ka aktivitet antibakterial.

Lani dhëmbët me ndihmën e sodës së bukës

Rekomandimi i dentistit është që një kohë para gjumit, t’i lani dhëmbët me përzierjen e peroksidit dhe sodës së bukës, sepse ky kombinim do t’i shkatërrojë shumicën e baktereve, të cilat shkaktojnë kundërmim të gojës.

Kundërmimi i gojës në mëngjes gjithashtu mund të jetë shenjë e ndonjë problemi tjetër shëndetësor.

Infeksionet në gojë, refluksi kronik i acidit të stomakut dhe çrregullimet metabolike gjithashtu mund ta shkaktojnë kundërmimin e gojës.

Nëse e vëreni se kundërmimi i gojës është më i pakëndshëm se zakonisht, së pari vizitoni stomatologun, pastaj mjekun e përgjithshëm i cili, nëse është e nevojshme, do t'ju drejtojë në analiza të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat