Mund të helmoheni rëndë! Ekspertët flasin për rrezikun e ringrirjes së akullores pasi ka shkrirë

Këshilla mjekësore

Mund të helmoheni rëndë! Ekspertët flasin për rrezikun e ringrirjes së akullores pasi ka shkrirë

Më: 4 gusht 2018 Në ora: 18:05
Foto ilustrim

Helmimi nga ushqimi në verë, mund të ndodh kurdoherë, prandaj duhet të jeni shumë të kujdesshëm me ushqimin që konsumoni!

Fokusi i Shijes sot është tek akullorja, që aq shumë konsumohet pas një ditë të tërë me diell. Rreth një milion njerëz janë të prekur nga sëmundjet ushqimore në Britani të Madhe çdo vit, duke i kushtuar ekonomisë gati 1 miliard dollarë.

Shkaqet e zakonshme përfshijnë Campylobacter, Salmonella, E. coli dhe Listeria, të cilat lulëzojnë në temperaturat më të nxehta të verës, duke shkaktuar rastet e panumërta me helmim.

Kur hamë ushqim të kontaminuar, trupi ynë përgjigjet me simptoma duke përfshirë dhimbje stomaku, diarre, vjellje dhe humbje të oreksit, shkruan shije.

Përveç rreziqeve të njohura të diabetit dhe obezitetit, akullorja ka potencial për t’ju bërë shumë të sëmurë. Në vitin 2015, pesë vetë u shtruan në spital dhe tre vdiqën pasi hëngrën akullore që ishte kontaminuar nga Listeria në Topeka, Kansas.

Megjithatë, akullorja mund të përbëjë një rrezik pas blerjes nëse ajo është shkrirë dhe pastaj është ringrirë. Kjo ndodh shpesh kur merret nga frigoriferi, lihet jashtë për tu shkrirë dhe përsëri pasi e keni konsumuar futet për tu ngrirë.

Sheqeri i lëngët nga akullorja është perfekte për shumimin e bakteres Listeria. Mënyra më e mirë për tu ruajtur është të shmangni shkrirjen e akullores. Futeni menjëherë në ngrirje, sapo të keni mbaruar punë.

Akullorja prodhohet në mënyrë komerciale, tipikisht me vezë të pasterizuar, prandaj rekomandohet që të përdorni vetëm qumësht dhe krem të pasterizuar kur bëni akullore në shtëpi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat