Shtrëngimi i dobët i duarve tregon për probleme shëndetësore në të ardhmen

Këshilla mjekësore

Shtrëngimi i dobët i duarve tregon për probleme shëndetësore në të ardhmen

Më: 13 gusht 2018 Në ora: 21:07
Foto ilustrim

Adoleshentët që kanë shtrëngimin e dobët të duarve mund të vuajnë nga diabeti dhe sëmundjet e zemrës më vonë gjatë jetës.

Shkencëtarët kanë deklaruar edhe pse fëmijët duhet të merren me aktivitete fizike dhe ushqehen me dietë të shëndetshme, po mungon vëmendja në ruajtjen e forcës së muskujve.

Një studim i realizuar nga Universiteti Baylor ka treguar se vajzat dhe djemtë të cilët kishin shtrëngimin e duarve më të dobët kanë gjasë për tre herë më shumë që të kenë probleme shëndetësore më vonë.

Për dekada forca e shtrëngimit ka qenë indikator i mirë për shëndet të mirë tek personat në moshë, ndërsa studimi i ri tregon se forca e shtrëngimit tek adoleshentet mund te shërbejë për parashikimin e përkeqësimit të shëndetit në të ardhmen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat