Pse duhet të tregoheni të kujdesshëm kur konsumoni vodkë me pije energjike

Këshilla mjekësore

Pse duhet të tregoheni të kujdesshëm kur konsumoni vodkë me pije energjike

Më: 15 gusht 2018 Në ora: 09:20
Ilustrim

Konsumimi i vodkës me pijen energjike Red Bull i bën njerëzit që të futen në konflikt fizik më shpejtë, ka treguar një studim i ri.

Krahasuar me konsumimin e alkoolit të papërzier, kombinimi i tij me pije energjike mund të bëjë që njerëzit të humbasin ndjenjën e frenimit dhe të ndërmarrin veprime të rrezikshme.

Mjeku, Matt Parker, nga Universiteti Portsmouth, ka vlerësuar se kombinimi i alkoolit me pije energjike shfaq disa nga efektet negative të konsumimit të tepruar të alkoolit.

“Ulja e nivelit të frikës dhe problemet sociale në komunikim sa jeni të dehur rritë rrezikun për rrahje” është shprehur ai.

Njerëzit duhet të jenë të vetëdijshëm që ky kombinim i pijeve ndikon në gjykimin e tyre, dhe duhet të tregojnë kujdes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat