Vjeshta nuk është aleati më i mirë: Parandalimi i humbjes së flokëve

Këshilla mjekësore

Vjeshta nuk është aleati më i mirë: Parandalimi i humbjes së flokëve

Më: 5 nëntor 2018 Në ora: 07:33
Foto ilustruse

Shëndeti i flokëve pasqyron shëndetin e përgjithshëm, kështu që problemet e flokëve sugjerojnë një çrregullim në trup.

Rritja e humbjes së flokëve në vjeshtë është problem për shumë njerëz. Kjo stinë nuk sjell vetëm gjethe nga pemët, por edhe flokët nga koka.

Në fakt, flokët tona reagojnë në dritë si bimët. Në pranverë dhe verë ato rriten, pasi drita shkakton rritjen e hormoneve, dhe në vjeshtë, kur dielli bëhet më i vogël, flokët dobësohen dhe bien,

Humbja e flokëve sezonale zgjat rreth 6-8 javë, por nëse vazhdon edhe pas kësaj periudhe, atëherë ju duhet të vizitoni mjekun, pasi mund të ketë diçka më serioze, si çekuilibër hormonal, sëmundjet e gjëndrës tiroide, mungesa e vitaminave të caktuara, tepricë e vitaminës A, por edhe stres.

Image

Disa këshilla kundër rënies së flokëve gjatë vjeshtës:

Masazhoni kokën ndërsa lani flokët Përdorni rregullisht balsamin

Përdorni paketime me vaj ulliri ose kokosi

Prisni rregullisht flokët e dëmtuara

Image

Mundohuni të mos bëheni shumë nervoz Konsumoni ushqim të shëndetshëm

Konsiderohet se gratë janë më pak të prirë për t’iu rënë flokët sesa meshkujve, por statistikat mjekësore tregojnë se dy të tretat e grave të paktën një herë në jetë përballen me "episodin" e pakëndshëm të humbjes së flokëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat