Birra, përparësitë e pabesueshme të pijes së popullarizuar

Këshilla mjekësore

Birra, përparësitë e pabesueshme të pijes së popullarizuar

Më: 18 nëntor 2018 Në ora: 17:35
Foto ilustrim

Birra është padyshim më popullore, dhe një nga pijet alkoolike më të vjetra që konsumohet në mbarë botën.

Ajo ka disa efekte pozitive në shëndetin e njeriut, pasi është e pasur me proteina, vitamina B. Po ashtu, përmban flavonoide dhe është një burim i mirë i mineraleve, transmeton KosovaPress.

- Birra mban shëndetin e veshkave. Një gotë birre çdo ditë zvogëlon gjasat e sëmundjes së veshkave deri në 40 për qind, sipas një studimi të kohëve të fundit.

- Fibra që birra ka në përbërjen e saj zvogëlon nivelin e kolesterolit të keq dhe mbron organizmin nga sëmundjet kardiovaskulare.

- Birra është e pasur me vitamina B1, B2, B6 dhe B12. Përmban 30% më shumë vitaminë B6 se çdo burim tjetër, si dhe një sasi të madhe të vitaminës B12.

- Sipas një studimi tjetër shkencor, një nivel i lartë i silicit në birrë forcon eshtrat.

- Birra përmban laktoflavin dhe acid nikotinik, përbërësit që përmirësojnë gjumin dhe trajtojnë pagjumësinë.

- Rezultatet e hulumtimit konfirmojnë konsumi i moderuar i birrës zvogëlon rrezikun e sulmit në tru deri 60 për qind.

- Birra është një pije e shkëlqyer për të parandaluar mpiksjen e gjakut.

- Ekspertët sugjerojnë se birra përmirëson kujtesën. Sipas tyre, adhuruesit e birrës kanë një rrezik më të ulët të demencës dhe sëmundjes së Alzheimer.

- Konsumi ditor i birrës ka një efekt pozitiv në pigmentim - lëkura duket më e bukur.

- Është vërtetuar se dy gota birrë në ditë reduktojnë ndjeshëm stresin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat