Birra është më e mirë sesa paracetamoli për kokën

Këshilla mjekësore

Birra është më e mirë sesa paracetamoli për kokën

Më: 24 nëntor 2018 Në ora: 16:04
Ilustrim

Sipas një studimi të ri, të pish dy birra ka më shumë efekt në lehtësimin e dhimbjeve sesa të marrësh qetësues si paracetamoli.

Përgjatë 18 studimeve të ndryshme, studiuesit nga Universiteti i Greenwich në Londër gjetën se pirja e dy gotave birrë mund të lehtësojë dhimbjet.

Duke e çuar përbërjen e alkoolit në gjak në rreth 0.08%, ju do t’i jepni trupit tuaj një “reduktim në dhimbje”.

“Gjetjet sugjerojnë se alkooli është një analgjezik i dobishëm që sjellë reduktime në intensitetin e dhimbjes”.

 Megjithatë, nuk është e qartë nëse alkooli redukton ndjenjat e dhimbjes për shkak se prekë receptorët e trurit apo vetëm sepse ulë ankthin, i cili më pas na bën të mendojmë se dhimbja nuk është aq e keqe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat