Pijet e ëmbla rrezikojnë zhvillimin e diabetit të tipit 2

Këshilla mjekësore

Pijet e ëmbla rrezikojnë zhvillimin e diabetit të tipit 2

Më: 25 nëntor 2018 Në ora: 19:47
Foto ilustrim

Pijet e ëmbla artificiale vënë njerëzit në një rrezik më të madh të zhvillimit të diabetit të tipit 2 sesa ushqimet tjera me sheqer, paralajmëron një studim i ri.

Produktet me fruktoza të shtuar fusin energji të tepërt “ushqyese të dobët” në dietën tonë, gjetën studiuesit- që sipas tyre gjithashtu ato kanë një efekt të dëmshme të nivelit të sheqerit në gjak.

Ekipi hulumtues kanadez nuk gjeti asnjë rrezik që lidhet me ushqimin dhe pijet që kanë fruktoza të natyrshme të tilla si frutat, perimet, lëngjet natyrore të frutave dhe mjalti.

Megjithatë, pijet e ëmbla bëjnë diçka të ndryshme: ato janë bërë me përbërës që fuqizojnë fruktozën, duke i dërguar nivelet e sheqerit në gjak.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat