Ndryshoni mënyrën e të ushqyerit për gjumë të rehatshëm

Këshilla mjekësore

Ndryshoni mënyrën e të ushqyerit për gjumë të rehatshëm

Më: 28 nëntor 2018 Në ora: 06:11
Foto ilustrim

’ka gjë më të mirë se sa të zgjoheni pasi keni bërë një natë gjumi të rehatshëm – që për shumë prej nesh duket pothuajse e pamundur.

Ushqimi më herët gjatë ditës, ushqime të lehta për darkë dhe disa ndryshime të vogla që përmirësojnë gjumin.

Kafeina
Një nga gjerat që vazhdimisht thuhet se ju lë pa gjumë, mirëpo prapë e konsumojmë. Ajo çfarë mund të bëni është të caktoni një limit kohor për konsumimin e kafes. Mis pini më shumë se dy kafe dhe mos pini kafe pas kohës së drekës.

Mishi i kuq
Mishi i kuq ka nevojë për më shumë kohë që të tretet, andaj në qoftë se do të hani darkë vonë, përdorni ndonjë mish tjetër apo ushqime më të lehta.

Alkooli
Alkooli ndikon negativisht në balancën e fazës REM të gjumit. Kjo nënkupton që gjasat janë më të mëdha që të mos kemi gjumë të rehatshëm në qoftë se kemi konsumuar alkool.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat