Natasha Gaber Damjanovska është drejtorja e re e Akademisë së gjykatësve dhe prokurorëve publik

Maqedonia

Natasha Gaber Damjanovska është drejtorja e re e Akademisë së gjykatësve dhe prokurorëve publik

Më: 28 nëntor 2018 Në ora: 16:13
Natasha Gaber Damjanovska

Ish-gjykatësja kushtetuese, Natasha Gaber Damjanovska sot në seancë publik me shumicë prej dy të tretave, gjegjësisht me 8 vota “për” dhe një votë “përmbajtur”, është zgjedhur për drejtore e re t Akademisë për gjykatës dhe prokurorë publik “Pavel Shatev” nga nëntë anëtarët e Këshillit drejtues.

Gaber Damjanovska më parë ishte drejtore e Institutit për hetime sociale dhe juridiko-politike. Ka diplomuar dhe magjistruar në Fakultetin e Drejtësisë në Shkup, ndërsa ka doktoruar në Institutin për hetime sociologjike dhe juridiko-politike në Shkup.

Krahas Gaber Damjanovska, për këtë pozicion u kandiduan edhe Mirjana lazarova Trajkovska, ish- gjykatësja e Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës Evropiane, Aleksandar markoski, Prokuror Publik nga Prokuroria Publike dhe Elena Andreevska, ish-Prokurore Publike dhe profesoreshë në Fakultetin e Drejtësisë në Universitetin e Evropës Jug-lindore.

Në mbledhjen e sotme nuk zgjodh zëvendës-drejtori i Akademisë ku për këtë pozicion konkurroi vetëm një kandidat, Iler Iseni ku këshilli pas shqyrtimit të kandidaturës ka ra në përfundim se nuk i plotësohen kushtet për kandidat për atë pozicion për shkak personi nuk ka dorëzuar dokument se nuk është dënuar për vepër penale më së paku 6 muaj.

Në pajtim me ligjin, Këshilli drejtues në afat prej 30 ditësh duhet të caktojë shpallje publike për zëvendës-drejtor të Akdemisë për gjyqtarë dhe prokurorë publik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat