Rishfaqet fruthi si pasojë e mosvaksinimit

Këshilla mjekësore

Rishfaqet fruthi si pasojë e mosvaksinimit

Më: 2 dhjetor 2018 Në ora: 20:36
Foto ilustrim

Në tërë botën ka pasur një rishfaqje në masë të madhe të fruthit, ku shume shtete janë përballur me shpërthime të rënda dhe të zgjatura të këtij virusi gjatë vitit që shkoi.

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka bërë të ditur se ka rritje të rasteve pothuajse në çdo regjion të botës. E shprehur në shifra 30% më shumë raste në vitin 2017 krahasuar me 2016-ën.

OBSH gjithashtu ka shprehur shqetësimin për trendin e njëjtë në vitin 2018, pasi numri i rasteve të fruthit ishte i lartë gjatë verës në Evropë.

Ekspertet kanë deklaruar se kolapsi i sistemeve shëndetësore dhe lajmet e rreme në rritje në lidhje me vaksinat janë shkaktarët e kësaj rritje.

Sipas tyre vaksinimi kundër fruthit mund të shpëtojë miliona jetë njerëzish.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat