Sëmundjet që krijohen nga mungesa e vitaminës F

Këshilla mjekësore

Sëmundjet që krijohen nga mungesa e vitaminës F

Më: 4 dhjetor 2018 Në ora: 14:24
Foto ilustrim

Vitamina F luan rol të madh në krijimin e bilancit mbrojtës dhe paraqet bazën për të sintetizuar acidet e tjera të ngopura yndyrore, thonë ekspertët.

Pasoja e mungesës së kësaj vitamine është humbja e ujit nga trupi, i cili manifestohet me etje të tepruar.

Nëse ka një mungesë kronike mund të ndodhin edhe çrregullime të enëve të gjakut në formën e aterosklerozës, flebitit, trombozës, infarkt miokardi, dhe gjithashtu çrregullime të mëlçisë, si dhe të rezistencës ndaj viruseve dhe baktereve, transmeton KosovaPress.

Për të siguruar sasi optimale çdo ditë duhet të merren 10 deri në 20 gramë të kësaj vitaminë, e cila për fat të keq ndodh rrallë.

Acidet gjysmë të ngopura yndyrore, në të cilat ndodhet vitamina F, janë të përqendruara në fara të  lulediellit, lirit... Dhe në mënyrë që të plotësohen nevojat e përditshme, është e mjaftueshme të konsumohen vetëm dy lugë vaj të ftohtë luledielli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat